Pronari i hotelit korrigjon Bashën: Jemi në Kavajë jo Golem! Ironia e Ballës: Mirë në Matematike, por edhe në Gjeografi qenka ngelës ky!

30 Qershor 2020, 21:56| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 22:07

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike  ishte sot në Golem të Kavajës ku u takua me operatorë turistikë të zonës.

Lapsus apo jo, Lulzim Basha me anë të një videoselfie përshëndet ndjekësit e tij nga Golemi, siç thotë ai. Por pronari i hotelit, me të cilin Basha po e prezantonte e korrigjon duke i thënë se jemi në Kavajë.

"Ju përshëndes nga kjo pamja e mrekullueshme këtu buzë detit këtu në Durrës, në Golem në një plazh tejet të boshatisur....(ndërhynë pronari i hotelit: Në Kavajëë), në bashkinë e Kavajës sigurisht", ka thënë Basha.

Kjo është vënë re edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili e ka ironizuar Bashën.

"Mirë në Matematikë 7x7=42, po dhe në Gjeografi qenka ngelës ky! E shkreta PD", shkruan Balla në Facebook, duke publikuar edhe videon.

Golemi është një fshat bregdetar dhe një njësi administrative. Një ish-bashki rurale, që me ndarjen e re territoriale në 2015 ajo u bë pjesë e bashkisë Kavajë.

Komento

Komente

  • TAQI: 01/07/2020 10:39

    O Zot çfar store ka lyli do me u bo kryeministër ky njeri sdi tabelën e shumzmit po ky s'njfka as gjografin e Mëmëdheut të vet. O çfar laskari lyl lule gomari.

    Përgjigju
  • arben: 01/07/2020 10:09

    koke tul

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 01/07/2020 08:42

    Ja ka mar Sales ket. Don te provokoj pronarin e hotelit , e din apo se din ku e ka bo hotelin ne Durres apo Kavaj.

    Përgjigju
  • edi: 01/07/2020 00:40

    Fati i mire qe erdhi nga Dibra n Tirane Por fat me i Zi qe e zgjollen ne Qeverine Berisha se u prshtat aq sa edhe nje gaforre qe te pickon nuk ngjitet aq shume Me Poshtersira Dredhira ,Mashtrime e dhe sot si dikur po ai avaz Futeni brenda merrini tere pasurine e vjedhur dhe mbylljani ate goje te bastarduar

    Përgjigju
  • No: 30/06/2020 23:56

    Normale nxenesi i Saliut. Hahahaha

    Përgjigju
  • Haha: 30/06/2020 23:14

    Lul tarravolja po tallin by** me ty a i ngrate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?