Aktori Valter Gjoni

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit, Valter Gjoni

14 Nëntor 2020, 14:15| Përditesimi: 14 Nëntor 2020, 17:12

  • Share

Kryedemokrati Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit Valter Gjoni.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se artisti i mirënjohur është një prej qytetarëve model të Tiranës që i shërbeu me përkushtim.

"Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Valter Gjonit, artistit, diplomatit dhe qytetarit model të Tiranës së cilës i shërbeu me përkushtimin dhe mirësinë që shoqëroi çdo ditë të jetës së tij. Dhimbjes së familjes dhe miqve të tij i bashkohem me ngushëllimet dhe lutjet e mija që shpirti i tij të prehet në paqe. Nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin dhe trashëgiminë e pashlyeshme që Valter Gjoni i la bujarisht kryeqytetit dhe kulturës sonë" - shkruan Basha në Twitter.

E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?