Lulzim Basha

Basha mesazh ngushëllimi: Marko Bello ishte një politikan me principe, i gatshëm për bashkëpunim për interesat e vendit

4 Dhjetor 2020, 10:04| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 10:06

  • Share

1606573787_BashatekDeshmoret676x450.jpeg

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta ish-deputetit Marko Bello.

Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se Bello do të kujtohet si një politikan i principtë dhe i moderuar dhe gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim për hir të interesave të vendit.

"Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur.Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe" - shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë nga COVID ish-deputeti Marko Bello, i shtruar prej 23 ditësh në Turqi! Meta: Dhimbje e madhe për ikjen e një kolegu! Ruçi: Humbëm patriotin e madh


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?