Pas dy gjobave, Basha mes hudhrave në Lushnje: Ramavirusi po i rrënon, ju tregoj shqetësimet e fermerëve

16 Maj 2020, 10:26| Përditesimi: 16 Maj 2020, 14:17

  • Share

TIRANE-Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka postuar disa foto nga një takim që ka zhvilluar me banorët dhe fermerët e Divjakës dhe Karbunarës, ku tregon edhe shqetësimet e tyre. Basha thotë se fermerët janë të shqetësuar për koston e shtuar të prodhimit dhe konkurrencën e pandershme nga produktet e importit.

"Me banorët dhe fermerët e Divjakës dhe Karbunarës ndamë shqetësimin për situatën e rënduar në sektorin e bujqësisë. Ramavirusi ka prekur rëndë çdo qelizë të ekonomisë, përfshirë dhe bujqësinë dhe agrobiznesin.  Asnjë ndihmë konkrete nuk është dhënë deri më sot për këtë sektor që si e gjithë ekonomia po vuan pasojat e pandemisë ekonomike të qeverisë Rama.

Fermerët janë të shqetësuar për koston e shtuar të prodhimit dhe konkurencën e pandershme nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara nga vendet e origjinës. Produktet e tyre edhe pse shumë cilësore kalben ose groposen bashkë me investimin dhe djersën e tyre.

Ekonomia shqiptare është në krizë të thellë, papunësia po rritet çdo ditë, konsumi është në kolaps dhe njerëzit kanë çdo ditë e më pak mundësi për të blerë. Bujqësia shqiptare dhe fermerët përballen me falimentim ekonomik, sepse edhe para pandemisë nuk kishin asnjë mbështetje. Sot ata kanë nevojë për përkrahje financiare dhe masa konkrete e jo fjalë boshe në facebook. Pandemia ekonomike e shkaktuar nga Ramavirusi po godet dhe rrënon fermerët e lënë krejtësisht pa mbështetje" thotë Basha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xoni: 17/05/2020 01:35

    Shkul ca hudhra o basha ndihmoi fshataret ,,mos rri kot,,kujtohu qe ke shume kohe qe nuk punon,,por vetem fle gjume...

    Përgjigju
  • Lushnjari: 16/05/2020 15:24

    Lulushit i ka hyre vetja ne qejf.Gjasme per hudhrat por ai kerkon presh ne by*** e qe ti hapen shalet.

    Përgjigju
    • Karbunara: 16/05/2020 16:27

      Amen o Zot

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?