Basha me zyrtarin austriak: 9 kushtet e Bundestagut, rruga e vetme për daljen nga kriza dhe hapjen e negociatave

7 Mars 2020, 14:28| Përditesimi: 7 Mars 2020, 14:30

  • Share

Presidenti i Parlamentit të Austrië, Wolfgang Sobotka u shpreh se plotësimi i 9 kushteve të Bundestagut janë e vetmja rrugë për daljen nga kriza e thellë politike e institucionale që po kalon vendi, por edhe për të zhbllokuar rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.  Gjatë takimit që zhvilloi me kryedemokratin Lulzim Basha, ai u njoh me shqetësimet e opozitës lidhur me mungesën e demokracisë funksionale në vend dhe mungesën e organizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku të dyja palët ranë dakord se reforma zgjedhore dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë themelore për gjendjen që po kalon vendi.

'Kryetari i Partisë Demokratike i prezantoi Presidentit Sobotka shqetësimet e opozitës lidhur me mungesën e demokracisë funksionale në vend, kapjen e shtetit, mosfuksionimin e institucioneve, mungesën e organizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, rënien ekonomike, shpopullimin e Shqipërisë, si dhe bllokimin e procesit të integrimit europian të vendit' thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.

Basha dhe Sobotka patën dakortësi të plotë se 'udhërrëfyesi më i mirë për daljen nga kriza e thellë politike e institucionale që po kalon vendi, por edhe për të zhbllokuar rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, është zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut', ku kryedemokrati theksoi se PD është e angazhuar 'për të realizuar detyrimet e saj me qëllim hapjen e negociatave për Shqipërinë'.

Zyratri i lartë austriak nënvizoi dhe rëndësinë e rolit të medias në shoqëritë demokratike duke theksuar se 'në Shqipëri duhen bërë përpjekjet maksimale për fuqizimin e medias së lirë dhe lirisë së shtypit në përgjithësi dhe se çdo përkjekje në të kundërt do të ishte në dëm të interesit të vendit'.

Kryetari i PD, Basha duke shprehur përkrahjen e plotë të opozitës për forcimin e bashkëpunimit dypalësh e falenderoi Presidentin për kontributin e Austrisë në ndihmë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Basha i shprehu Presidentit Sobotka besimin se Republika mike e Austrisë do të luajë një rol aktiv mbështetës për hapjen e negociatave me Shqipërinë gjatë presidencës Kroate, njofton zyra e shtypit të PD.

Komento

Komente

  • Arbeni: 07/03/2020 19:48

    I lutemi zoterinjve nga austria te mos vijne te takojne politikanet tane,,a e dini se jane te korruptuar dhe kriminele,,a e di ti z,sobotka se basha i ka duart me gjak shqiptari..prandaj mos hajdeni ne shqiperi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?