Lulzim Basha në Vlorë

Basha me strukturat drejtuese të PD në Vlorë: Hetim parlamentar të fondeve IPARD

2 Gusht 2023, 20:25| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 20:27

  • Share

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në Vlorë. Ndër të tjera ai shkruan se duhet të hetohet fondet për grantet e programit IPARD.

“Në Vlorë, me drejtuesit politikë të këtij Qarku, nisëm punën për riorganizimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike dhe aksionin politik, për t’u ofruar shqiptarëve një opozitë të fortë, efikase dhe alternativën që ata presin dhe meritojnë.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti që u pa edhe nga Dosja e Inceneratorëve ku qeveria është përgjegjëse për vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve.

Vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve për bujqësinë të programit IPARD tregon babëzinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE.

Prandaj ne do të kërkojmë:

Hetim parlamentar të fondeve IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.

Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin.”- shkruan Basha.

Ditën e djeshme Basha zhvilloi takim me struktrat në Elbasan. Shkodër  dhe në Korçë. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 02/08/2023 22:52

    Disa here kemi kerkue qe te spjegosh pozicionin tend perballe shume akuzave publike qe te jane bere.I dashr Lulzim ! Kurr nuk vjen ne pushtet pa ndrique hijet gjate qenies ne pushtetin e PD.Opinioni ne pergjithesi te konsideron jo te sinqerte.Pse i je shmangur hetimeve duke i kaluar me procedure,pse nuk sqaron 21 janarin,e plot ngjarje te tjera,qe ose je pjesemarres ose ke dijeni.

    Përgjigju
  • Muhameti: 02/08/2023 20:35

    Filloj nga gjobat ky pa u ligjeruar akoma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?