Basha me qytetarë që i ankohen se janë lënë në harresë, Rama: Eh mër Lul, ata që të çojnë te 'hallexhinjtë' po të bëjnë qesharak (VIDEO)

6 Nëntor 2020, 17:19| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 17:26

  • Share

TIRANË- Kryeministri Rama ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku i drejtohet kryetarit të Partisë Demokratike se ata që e çojnë tek qytetarët e bëjnë qesharakë.

‘Eh mër Lul mër Lul, mirë ti që fle gjumë në këmbë se nuk ke pse zgjohesh kot, po ata që të çojnë tek "hallexhinjtë" pse të bëjnë kaq qesharak xhanëm me këta aktorë që të nxjerrin në pritë’, shkruan kryeministri Rama.

Në videon e Ramës është kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili ka shkuar në shtëpinë e Liman Filit, i cili i thotë Bashës se nuk është ndihmuar nga shteti, por sipas dokumentave të paraqitura në video, aktivisti i PD në Gjyricaj të Ishmit ka marrë 250 mijë lekë nga Bashkia e Durrësit për restaurimin e shtëpisë së tij të cilësuar me dëmtime DS2 nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjithashtu një tjetër qytetar që ka dalë me Bashën dhe ka thënë që nuk ka marrë as ndihmë dhe se shteti nuk ka bërë asgjë, është Agim Muharremi, kreu i PD-së në Lalëz, i cili trajtohet me bonus qiraje, me ndihma ushqimore dhe sipas dokumenteve të publikuara nga Rama do t’i rindërtohet shtëpia.

Kryeministri Rama vijon me qytetarin e tretë që i ‘qahet’ Bashës se është lënë në harresë, ndërkohë sipas vendimit të bashkisë Durrës, familja e Shpëtim Kurtit që i është shembur shtëpia është trajtuar me ndihma ushqimore dhe se nuk ka palikuar për bonus qiraja dhe shtëpia e tyre do të fillojë pas pak ditësh, pasi janë hequr inertet dhe do të hapen themelet.

 

 

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shukriu: 06/11/2020 21:02

    Hahahahahaha o me palaco , i degjenerum dhe I ngordh se ky qe akuzoi baben , share Tosin , Ja futi Likes , Tomes vet ect ect , u Po Zdromsin do e varte te pema haha , je gjynof I kombit shqipetare !!! Te fala Sajes ene grupit Bleta .

    Përgjigju
  • JamKushJam: 06/11/2020 20:18

    .... LOLOT e PD's qe han nga te gjith krahet... hahahahahahahahaha... Sado te mundohesh s'e ke emrin Edi Rama or kungull pseudo-demokrat!!!!!!.... s'e kopjon dot sado leke te kesh/besh/marresh!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 06/11/2020 18:08

    O Basha o lamash je bo gazi i botes a ke pak cipe o pacavure se le nom

    Përgjigju
  • Kacidhe: 06/11/2020 18:00

    A ju shofte rraca e gelbazaxhinj perfitues dhe jargaviteni si qen te zgjebosur para Bashes duke mashtruar zoti ju mallkofte dhe ju denofte o mashtrues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?