Lulzim Basha dhe Maryam Salim

Basha me drejtuesen e misionit të BB: Shteti 600 milionë euro detyrime të prapambetura, aferat korruptive të maskuara si PPP

14 Shkurt 2020, 14:50| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 14:53

  • Share

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha u takua ditën e sotme me drejtuesen e misionit të Bankës Botërore Maryam Salim dhe ekipin e saj për të diskutuar lidhur me situatën ekonomike në vend. Basha tha se ekonomia shqiptare është e zhytur në kolaps, ndërsa shtoi se 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës.

Ai u shpreh se shqetësim është rritja me 600 milionë euro e borxhit publik, teksa premtoi se Partia Demokratike do të jetë e angazhuar për ta ringritur ekonominë me taksa të ulëta dhe mundësi punësimi për çdo shqiptar.

"Sot zyrtarisht, 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës. Konsumi është në minimumin historik. Rënia rekord e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe biznesi e bën vitin 2020 akoma dhe më të vështirë se ai që lamë pas.

Shqetësimi kryesor është te rritja pa kriter e borxhit publik, rritja e detyrimeve të prapambetura me 600 milionë euro, kriza ekonomike dhe rreziqet nga aferat korruptive të maskuara si PPP dhe koncesione korruptive. Kjo e shoqëruar edhe me aferën e të ashtuquajturës Korporatë e Investimeve e kanë kthyer Shqipërinë në vendin me ekonominë më të rrezikuar në rajon.

Konfirmova angazhimin tim se për Partine Demokratike nuk ka betejë më të rëndësishme se lufta ndaj korrupsionit shtetëror, i cili po largon shqiptarët, po shkatërron ekonominë dhe po vret shpresën.

Partia Demokratike është e angazhuar për ta ringritur ekonominë dhe rikthyer shpresën e besimin se vetëm me punë të ndershme e të drejtë, me konkurrencë të lirë, me taksa të ulëta do ta kalojmë këtë krizë e do të krijojmë mundësi punësimi e zhvillimi për çdo shqiptar", tha Basha.

Komento

Komente

  • Vloraaaaa e pd: 14/02/2020 16:08

    7*7=63

    Përgjigju
  • O tej: 14/02/2020 15:24

    O legen shto dhe 220 milion euro qe vodhe ne rrugen e Kombit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?