Basha me bizneset në njësinë 4: Në kushte të vështira për bukën e gojës, taksat e shqiptarëve për oligarkët (VIDEO)

11 Qershor 2020, 10:44| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 12:13

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon me turin e takimeve me bizneset e vogla. Ai është ndaluar në njësinë 4 në Tiranë, ku fajtore për situtën ekonomike bën qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Sipas Bashës, bizneset ankohen se ka rënë fuqia blerëse, ndërsa paratë e taksave të shqiptarëve po pasurojnë oligarkët.

"Pamundësia për të siguruar mbijetesën ka prekur shumicën e shqiptarëve. Nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes në këmbë, në kushte të vështira për bukën e gojës e në fund dalin me humbje: Kjo është e vërteta e përditshme e shitësve dhe sipërmarrësve te vegjël në Njësinë Nr. 4 në Tiranë. Përditë nga çdo qytetar, pensionist apo i ri, konsumatorë apo tregtarë dëgjoj të njëjtin shqetësim; Rënie e fuqisë blerëse, rritje e faturave dhe e çmimeve, pasiguri dhe pamundësi për të nesërmen", shkruan Basha në Facebook.

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se Rama në këto 7 vite nuk ka bërë asgjë për qytetarët, të cilët kanë nevojë për mbështetje. Për të dalë nga kriza, sipas Bashës duhet një qeverisje normale.

"Ramavirusi godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave. Xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e tyre, paratë e taksave të tyre pasurojnë një grusht oligarkësh. Pas 7 vitesh ky KM nuk mund të ofrojë më asgjë sepse gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike të shqiptarëve. Njerëzit kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për punë, kanë nevojë për liri dhe mundësi. Shqipërisë i duhet një qeverisje normale, për të zgjidhur krizën që po thellohet çdo ditë dhe për të parë përpara drejt normalitetit dhe zhvillimit", shprehet Basha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben Tironci: 11/06/2020 13:06

    O tarravole Bashe je bo me keq se Ver Llapa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?