Lulzim Basha me banorët e Kamzës

Basha me banorët dhe bizneset në Kamëz: Është rritur varfëria, të bëhemi bashkë dhe ta ndërtojmë Shqipërinë

16 Qershor 2020, 18:10| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 18:11

  • Share

Në vazhdim të turit të takimeve me qytetarët dhe bizneset, kreu i PD, Lulzim Basha është ndaluar në Kamëz. Sipas Bashës, banorët dhe bizneset në Bashkinë e Kamzës janë ndër më të prekurit nga pasojat e krizës ekonomike pas pandemisë.

Basha tha se në 7 vjet kryeministri Rama rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që i'u mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve.

"Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, madje për të marrë edhe ata që janë larguar. Ajo që duhet është që burimet e vendit, pasuritë e vendit dhe taksat tuaja dhe të prindërve tuaj të shkojnë për ekonominë dhe të shkojnë për t’ju ndihmuar juve, sepse sot gjithçka po punon për 5 veta", tha Basha gjatë takimit.

Sipas kryedemokratit Basha, qytetarëve të Kamzës dhe çdo shqiptari sot i duhet një qeveri normale që t'iu krijojë mundësi për të jetuar e punuar.

"Në planin tonë të pamundurit nuk do të braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t'iu mundësojë, bukë, ujë e drita siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë. Ne do të ulim taksat në mënyrë që ato para që sot shkojnë ne xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat. Ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investitorët e huaj që mundësojnë vende pune. Nën qeverisjen tonë ata nuk do të përzgjedhin më Maqedoninë e Veriut e Serbinë, siç po ndodh sot", ka deklaruar Basha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?