Basha mblodhi aleatët dhe e sulmoi, ironizon Rama: Para epidemisë kishim të papunë, tani punëtorë! Vaj medet PD

23 Prill 2020, 16:36| Përditesimi: 23 Prill 2020, 17:04

  • Share

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi për mbledhjen dhe deklaratën e opozitës së bashkuar mesditën e sotme, që akuzon qeverinë se dështoi me menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia në Shqipëri.

"Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t'i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë, pensionistë, shtëpiake, s'paska ikur kush nga Shqipëria. Vaj medet PD 7X7?" shkruan Rama.

Koalicioni opozitar pas mbledhjes së sotme në drejtimin e Lulzim Bashës doli me një deklaratë të përbashkët duke thënë se qeveria dështoi me menaxhimin e situatës ndaj COVID-19, ndërsa i kërkoi të rishikojë urgjent paketat ekonomikë të cilat i quan gjysmake, të ndihmohen të gjithë të prekurit nga kriza dhe të anulohen koncesionet.

Postimi i kryeministrit Edi Rama
 


Lajmi kryesor:

Basha me aleatët: Qeveria dështoi me COVID-19, paketat gjysmake! Rama ironizon: Vaj medet PD (VIDEO)


Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?