‘Basha 4’, kreu i PD largon Bardhin, në vend të tij Alibeaj! Zgjedh 4 nënkryetarët! Shigjeton Berishën! Brenda 31 marsit

9 Shtator 2023, 07:38| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 20:52

  • Share

Në të njëjtën sallë ku Gazment Bardhi u ul ballë për ballë me Berishën, Lulzim Basha i njoftoi shkarkimin edhe nga posti i fundit që kishte në PD atë të Sekretarit të Përgjithshëm, duke ia besuar këtë post Enkelejd Alibeajt.

Besnikët e mbetur, Lulzim Basha u kujdes t’i kënaqë të gjithë, duke lënë jashtë kupolës drejtuese kundërshtarët e rikthimit të tij në krye të PD.

3 deputetët Orjola Pampuri, Flutura Açka, Kreshnik Çollaku dhe ish kandidati për Tiranën Roland Bejko do të jenë 4 nënkryetarët e Partisë Demokratike. Në mesin e deputetëve nënkryetarë, kryedemokrati do të zgjedhë edhe emrin që do t’I delegojë kreun e grupit parlamentar.

Edhe kryesia u riformatua. Në mesin e 11 Sekretariateve, Basha shpërbleu ish rivalin e tij për kreun e PD Gjergji Hanin, si Sekretar për të përndjekurit politikë, ndërsa për herë të parë futi Sekretariatin për Gruan, post që do të mbahet nga Taulanta Jupi dhe atë për Rinisë, që do ta mbajë Blendi Sulaj.

15 anëtarët e tjerë, dolën përmes votës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Me një ekip të ri pas vetes, Lulzim Basha u kujdes që në fillim të thoshte se betejën, nuk po e bën për karrigen. Obsesionin e saj, thotë se ia ka lënë tjetërkujt, duke shigjetuar Sali Berishën.

'Ndaj na takon ne të japim prova se ua kemi lënë të tjerëve obsesionin për karrike. Sepse kemi një tjetër prioritet, atë për të qenë sa më pranë njerëzve, për të qenë zëri i tyre, dera ku të trokasin për të gjetur zgjidhje për gjitha shqetësimet e mëdha e të vogla që ata kanë.'- tha Basha.

Zgjedhjet e Kukësit, Basha u premton demokratëve të tij se do të jenë të fundit që PD nuk përballet në garë.

"Dëshmi e kostove që ngjarjet brenda nesh kanë prodhuar, janë edhe zgjedhjet e Kukësit. Ne respektuam vullnetin e Degës së Kukësit për të mos nxjerrë kandidat, sepse është dhe përgjegjësia jonë, e të gjithëve bashkë, që për një kohë të gjatë u morëm me luftën me njëri-tjetrin dhe jo me ringritjen dhe riorganizimin e partisë. Brenda 31 marsit do të kemi gati 140 kandidatë për deputetë" tha Basha.

Ndryshimet në kupolën drejtuese, u kaluan në heshtje nga armiqtë e Bashës brenda partisë, të cilët tashmë shpresën e fundit për të fituar ndaj Lulzim Bashës kanë gjykatën e Tiranës. 

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM
Enkelejd Alibeaj

NËNKRYETARË
Flutura Açka
Kreshnik Çollaku
Orjola Pompuri
Roland Bejko

KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR
Xhemal Bushati
KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR
Jemin Gjana
KRYETAR I BORDIT FINANCIAR
Ilir Dervishi

Taulant Zeneli- Sekretar Ekzekutiv për Organizimin
Endri Hasa- Sekretar Ekzekutiv për Burimet Njerëzore dhe Koordinimin dixhital
Indrit Sefa- Sekretar Ekzekutiv për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Arbër Agalliu- Sekretar për Programin
Xhemal Gjunkshi- Sekretar për Sigurinë Kombëtare dhe Koordinimin Euro-atlantik
Gjergj Hani- Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Rezart Kthupi- Sekretar për Reformën Zgjedhore
Taulanda Jupi- Sekretare për Gruan
Blendi Sulaj-Sekretar për Rininë
Edvin Kulluri- Sekretar për Marrëdheniet me Publikun
Alfrida Marku- Sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin
Gentian Gaba- Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë

ZËDHËNËSE
Mirela Karabina

Ora 17:57
Nga Azgan Haklaj te Ori Nebiaj, kush janë anëtarët e rinj të kryesisë së PD-së

Partia Demokratike në drejtimin e Lulzim Bashës, zgjodhi sot forumet e larta drejtuese, Kryesinë si dhe drejtuesit e Sekretariateve

ANËTARË TË ZGJEDHUR

Agron Kapllanaj
Andia Ulliri
Anton Koka
Azgan Haklaj
Enriketa Papa
Eralda Tase
Fitim Zekthi
Gazmend Koduzi
Marinela Ziu
Mateo Spaho
Merita Bakiu
Myzafer Elezi
Oriela Nebiaj
Pëllumb Seferi
Selaudin Jakupllari

Ora 12:32
Basha 'thumbon' Berishën: Të japim prova se ua kemi lënë të tjerëve obsesionin për karrige

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thumbuar ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa u shpreh gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar se forca e tyre politike do të angazhohet për të qenë më pranë njerëzve dhe se “obsesionin për karrige ua kemi lënë të tjerëve”.

Për shkak të rraskapitjes në beteja të brendshme, nuk u kushtuam vëmendje të mjaftueshme qytetarëve.  Për fëmijët e shqiptarëve dhe mirë-arsimimin e tyre. Për nxjerrjen nga kolapsi të shëndetësisë. Për të krijuar kushtet që qytetarët të kenë punësim, paga më të mira, dhe kostot e jetesës të përballueshme. Që familjet shqiptare të kenë një jetë të dinjitetshme, e të rinjtë të mos kenë frikë për të ndërtuar familjen e tyre këtu.  

Ndaj na takon ne të japim prova se ua kemi lënë të tjerëve obsesionin për karrike. Sepse kemi një tjetër prioritet, atë për të qenë sa më pranë njerëzve, për të qenë zëri i tyre, dera ku të trokasin për të gjetur zgjidhje për gjitha shqetësimet e mëdha e të vogla që ata kanë.

Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe është e detyra jonë t'ju dëshmojmë qytetarëve se në përfundim të këtij riorganizmini, ne do jemi në krah të tyre, duke i shërbyer interesit publik.

Ora 11:55
Ikën Gazment Bardhi, Basha propozon Enkelejd Alibeaj si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së! Emrat e 4 nënkryetarëve të ri

 

Report Tv mëson emrat e propozuar për të drejtuar strukturat e PD-së.

Enkelejd Alibeaj do të zëvendësojë Gazmend Bardhin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.

Xhemal Bushati propozohet për kryetar të Këshillit Kombëtar, ish kandidati i PD-së në garën për Shkodrën në zgjedhjet e pjesshme të vitit të kaluar.

Nënkryetarë propozohen

Flutura Açka

Kreshnik Çollaku

Orjola Pampuri

Roland Bejko

Jemin Gjana kryetari i Komisionit Zgjedhor.

 

Fletet e votimit
Ora 11:36
PD pa kandidat në zgjedhjet e Kukësit, Basha: Kjo është hera e fundit! Brenda 31 marsit 140 kandidatë për deputetë

 

“Respektuam vullnetin e degës së Kukësit për të mos nxjerrë kandidtatë sepse është faji jonë që u morëm me debate dhe jo ringrijten e PD-së. Kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në procese elektorale”  kështu deklaroi kryetari i PD-së Lulzim Basha në fjalimin e tij në këshillin kombëtar.

“Të jemi në terren për të ringritur partinë” nënvizoi më tej ai.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?