Kreu i PD-së, Lulzim Basha

U shty për shkak të dhunës në 8 janar, Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve të PD në selinë e shkatërruar nga protesta e Berishës

11 Janar 2022, 21:20| Përditesimi: 12 Janar 2022, 08:23

  • Share

TIRANË- Mbledhja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me Kolegjin e kryetarëve nuk arriti që të shkohej deri në fund për shkak të xhamave dhe gurëve që "u fluturuan" përpara fytyrave në 8 janar. Për këtë arsye mbledhja u shty dhe sot u vendos që ajo të zhvillohet ditën e nesërme, 12 janar ora 16:00 në selinë e shkatërruar nga protesta e Sali Berishës.

 Report Tv ka siguruar mesazhin që u ka dërguar Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ku bën me dije se në mbledhje do të diskutohet "mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike.

"Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën 8 Janar. Në mbledhje merr pjesë edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t'i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë", thuhet në mesazhin e Bardhit.

E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

Ndërkohë, Report Tv mëson se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?