Lulzim Basha takim me banorë në zonën e 21 Dhjetorit

Basha: Mbështesim SPAK-un që t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve të korruptuar

28 Tetor 2023, 16:25| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 16:30

  • Share

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në zonën e 21 dhjetorit me qytetarë dhe sipërmarrës.

Basha përsëriti sërish mbështetjen për SPAK në luftën kundër korrupsionit, që sipas tij është prioritet për Partinë Demokratike.

Në fjalën e tij kreu i PD-së nënvizoi se mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë.

‘Rritja e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse dhe papunësia e lartë, e ka vështirësuar jetën e tyre, sidomos të pensionistëve.

Shqetësimet e qytetarëve dhe biznesit lidhen edhe me çmimin e naftës, gazit, energjisë. 1 në 3 familje nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit, duke e bërë edhe më të vështirë situatën për mijëra familje.

Paratë që duhet të shkonin te qytetarët, sot përfundojnë në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeveritarë të korruptuar.

Shqipëria më e varfëra në rajon, renditet ndër vendet më të korruptuara të botës. 

Prandaj lufta kundër korrupsionit është për Partinë Demokratike prioriteti kryesor. Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë.’- tha Basha.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Endri: 29/10/2023 08:27

    E sakte, te gjithe duhet te ndeshkohen fhe ti je nder te parer ne liste. I ke te gjitha, vjedhje me thase, tradheti etj

    Përgjigju
  • Mario: 29/10/2023 01:27

    hahaha hahaha qesharak mbeti dhe keshtu do te perfundoj.

    Përgjigju
  • nandi: 28/10/2023 21:08

    kujdes se do te fusin edhe ty brenda spaku, dhe pastaj do mbajme RAmen edhe 20 vjete ne krye

    Përgjigju
  • Barkalucet: 28/10/2023 20:58

    Po ti shohesh, asnjeri seshte ne forme. Zakonisht ato qe jane ne opizite jane elegant, aktiv dhe pa bark. Keto kur i shef te ngjajne si administrate niveli i mesem.

    Përgjigju
  • Arbëri: 28/10/2023 16:36

    Tradhtar idiot, që shtet moral.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?