Basha largoi 11 deputetë të Berishës, Bardhi: Zero efekt! S’ka legjitimitet për t’i përjashtuar

28 Shtator 2023, 14:41
  • Share

1695316344_bardhi.jpg

Gazment Bardhi reagoi i pari për vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar deputetët e Rithemelimit nga grupi parlamentar. Ai thotë se Basha nuk ka tagër të përjashtojë deputetë, por ndryshimin e grupit parlamentar mund ta bëjnë vetëm shumica e deputetëve.

‘Merreni me të qeshur dhe boll harxhuat rreshtat me çfarë bën Lulzim Basha. Si njëri nga deputetët e PD, Lulzim Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd. Një ftesë të sinqertë kam për kolegun Lulzim Basha. Në vend të letrave pavlerë që synojnë përçajnë opozitën dhe mbajtjen ndezur të konfliktit mes vetes, të përqendrohet në çështje që nuk i shërbejnë forcimit të pushtetit të Edi Ramës, por dobësimit të tij.' shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

‘Lufta’ për grupin parlamentar, Basha largon 11 deputetë, mbështetës të Berishës! Shkresa i shkon Kuvendit (EMRAT)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?