Basha dhe delegacioni ukrainas

Basha krah delegacionit ukrainas në KiE: Rusia të kompensojë Ukrainën për dëmet e luftës

19 Qershor 2023, 16:28| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 16:35

  • Share

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka publikuar sot një foto nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku shfaqet kreh delegacionit të Ukrainës.

Ai tha se sipas detyrimit që përcakton e drejta ndërkombëtare, Rusia duhet të kompensojë Ukrainën dhe qytetarët e saj për dëmet e shkaktuar nga agresioni ushtarak të nisur që nga shkurti i vitit 2022.

Basha solli në vëmendje edhe rezolutën e tij të propozuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku flitet për bashkëpunim mes vendeve anëtare të këtij organi me qëllim krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Rusisë që do përdoren për rindërtimin e Ukrainës.

“Me delegacionin e Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku folëm për mbështetjen që bota demokratike duhet ti japë Ukrainës në luftën e drejtë kundër agresionit të paprovokuar të Rusisë.

Federata Ruse ka detyrimin sipas të drejtës ndërkombëtare të kompensojë Ukrainën, qytetarët, kompanitë dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse që janë kryer gjatë agresionit të saj të paligjshëm.

Për këtë arsye kam propozuar një rezolutë e cila është mbështetur gjerësisht nga anëtarët e Asamblesë Parlamentare. Rezoluta bën thirrje për bashkëpunimin mes vendeve anëtare të Këshillit të Europës dhe vendeve të tjera, me synim konfiskimin e aseteve sovrane të Federatës Ruse në këto shtete, dhe krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës”- shkruan Basha.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Termeti: 19/06/2023 17:06

    Z Putin degjoje Bashen ç’fare thote, sepse po te erdhi ne Moske gjej vrime dhe futu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?