Lulzim Basha gjatë takimit me zyrtarët e Kosovës

Basha: Kosova do të tejkalojë çdo sfidë, pavarësia dhe sovraniteti i pacënueshëm

30 Qershor 2020, 20:31| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 20:33

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se sovraniteti i Kosovës është i pacënueshëm. Deklaratat e kryedemokratit u bënë gjatë një takimi që Basha pati me ish nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës,  Xhavit Haliti dhe ish zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj.

"Kosova ka ditur gjithmonë të tregojë maturi përballë sfidave jo të pakta që ka kaluar para dhe pas pavarësisë së saj. Pavarësia,sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacënueshme. Jam i bindur se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë dhe do t'ia dalin të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.  PD e Shqipërisë është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe popullit të saj", shkruan në tëitter, Lulzim Basha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?