Lulzim Basha

Politikë

Basha: Korrupsioni po varfëron qytetarët dhe po asfikson ekonominë! Zgjidhja, vettingu në politikë

9 Nëntor 2021, 09:10| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 09:25

  • Share

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzon qeverinë për korrupsion, teksa shprehet se po varfëron qytetarët dhe po asfikson ekonominë. Edhe një herë Basha vë theksin te vettingu në politikë si e vetmja zgjidhje për pastrimin e politikës nga të korruptuarit.

Sipas Bashës, një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që 'gjallon në kurriz të shumicës së shqiptarëve'.

"Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë! Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme", shkruan Basha në Twitter.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, tre amendamentet që synojnë ndryshimet në kushtetutë që përfshijnë një reformë të re zgjedhore dhe territoriale, si edhe vettingun e politikanëve. Basha ka deklaruar se tre amendamentet janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza politike.

Komento

Komente

  • Katarakti: 09/11/2021 11:38

    Kur flet Luli,me duket si nje prostitute, qe betohet se eshte e virgjer!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?