Kreu i PD, Lulzim Bashës reforma aktuale territoriale u bë për të marrë pushtetin dhe për të vjedhur taksat e qytetarëve. Ai tha se rilindja territoriale është nevojë emergjente.
"U konceptua për të marrë pushtet dhe ky është zinxhiri i së keqes, zhbërja e pushtetit vendor, i uzurpuar nga pushtetin qendror për të vjedhur taksat e qytetarëve. Rindarja territoriale e Shqipërisë është një nevojë urgjente, e duan shqiptarë nga jugu në veri. Korrupsioni po shkatërron qytetarët dhe vendin dhe nuk ka rrugë tjetër vetëm ta zhbëjmë atë nga pushteti vendor dhe një prej tyre është edhe decentralizimi real dhe tu japësh pushtetin që u takon vetëqeverisjes vendore për t'ju shërbyet qytetarëve. Nuk jemi për kthim në sistemin e mëparshëm ishte tepër i fragmetuar, por nuk pranojmë edhe një sistem të dështuar vetëm që ka larguar shërbimin nga qytetaret vetëm që qeveria vendore të vjedhë 430 mln euro për shërbime që nuk kryen. I detyruan bashkitë që paratë që iu kishin dhënë si grante tua merrnin mafia e inceneratorëve", tha Basha
Lajmi kryesor: