Basha homazhe te Varrezat e
Dëshmorëve: Beteja për Shqipërinë...

28 Nëntor 2017, 10:09| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar homazhe te "Varrezat e Dëshmorëve" në Tiranë, për 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deputetë të grupit parlamentar dhe përfaqësues të tjerë të selisë blu kanë vendosur kurora me lule pranë monumentit "Nënë Shqipëri". Demokratët kremtojnë sot, 28 nëntor si Pavarësinë ashtu edhe Çlirimin, ndryshe nga të majtët të cilët kremtojnë edhe 29 nëntorin si festë kombëtare.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Basha u shpreh se sot është dita ku përkulemi me respekt të thellë para heronjve. "Flamuri na kujton për çmimin e lartë që ka pasur në shekuj shpallja e Pavarësisë. Na kujton peshën dhe përgjegjësinë për brezat e rinj. Na kujton betejën për Shqipërinë europiane dhe demokratike si thirrjen më të lartë dhe nderimin më të madh ndaj heronjve tanë"- u shpreh Basha.

Ndërkaq, përmes një postimi në Facebook më herët, Basha uroi Ditën e Flamurit duke shkruar: "Mirënjohje të thellë kombëtarë para heronjve të lirisë dhe pavarësisë". “Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!", thuhet në urimin e kreut të PD. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?