'Rama më i keq se yndyra e bugaçes'/ Basha 'fushatë' në Elbasan: Do t'i fitojmë zgjedhjet! Vëmendja e PD tek ekonomia

8 Qershor 2020, 15:15| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 17:37

  • Share

Duket se kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur fushatën, pavarësisht se mazhoranca i bëri të qartë që zgjedhjet do të jenë në 2021. Nga Elbasani, ku u takua me biznese dhe qytetarë, Basha tha se do të fitojnë zgjedhjet.

Basha tha se vëmendja e Partisë Demokratike do të jetë tek ekonomia, duke garantuar një jetë normale për të gjithë shqiptarët.

"Në Elbasan si kudo në Shqipëri, RAMAVIRUSI po e shkatërron ekonominë, ka varfëruar qytetarët dhe po falimenton biznesin e vogël. Sipërmarrësit e vegjël në Elbasan vuajnë mungesën e ndihmës, si gjatë dhe pas pandemisë. Faturat e larta të energjisë dhe të ujit, tatimet dhe taksat lokale po i detyrojnë bizneset e vogla të ulin qepenat dhe të shtojnë radhët e të papunëve.

Vëmendja jonë është dhe do të mbetet tek ekonomia. Sepse për ne është jetike garantimi i një jete normale për të gjithë shqiptarët. Ne do t'i fitojmë zgjedhjet me shqiptarët e për shqiptarët në mënyrë që me planin tonë të ndërtuar bashkë me shqiptarët t'i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike  të krijojmë mundësi për punë e mirëqënie e t'ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve", tha Basha.

Ai nuk ka nguruar që të bëjë edhe batuta për kryeministrin Edi Rama, teksa po konsumonte një bugaçe, mëngjesin tradicional të elbasanllinjve.

"Të keqen e kemi diku tjetër, jo yndyrën, por atë që na rrit taksa dhe s'e lë biznesin që të marrë frymë", tha Basha.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Latif: 08/06/2020 18:17

    Sa turp

    Përgjigju
  • Zaranika: 08/06/2020 18:03

    O trap je bere gaxi botes ne keto sellfie qe ban.Ti je nje dordolec qe as sorrat nuk tremben.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 08/06/2020 18:01

    Me shkumbe Lulash do fitosh zgjedhjet bashke me te Noc RROKUT.

    Përgjigju
  • robi: 08/06/2020 15:52

    Po me Aurrel nazist bylykderrin e Elbasanit, kete fytyre te urryer te qytetit do ti fitosh zgjedhjet o Basha , harroje...

    Përgjigju
  • Cubi: 08/06/2020 15:23

    Ah mbaje me shkum o lulash. Nga tre ate me te gjatin do fitosh o qyqar. Larg qoft mos ben CUBI ndonje film si nano ne 2009. Sa te kesh monen mbrapa fito leshin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?