Basha fton gazetarët në selinë e PD, policia nuk i lejon se hetuesit po mbledhin provat! Gazment Bardhi: Janë vegël e Ramës! Prokuroria merr serverin e kamerave

8 Janar 2022, 15:03| Përditesimi: 8 Janar 2022, 17:18

  • Share

Pas sulmit të pësuar nga mbështetësit e Sali Berishës, Lulzim Basha ka ftuar mediat të futen brenda në seli për të parë se çfarë ka ndodhur. Basha pritet të ketë një komunikim për situatën kaotike të krijuar sot në selinë e PD, ku u desh ndërhyrja e policisë, FNSH dhe RENEA për të shpërndarë turmën.

“Mediat televizive janë të ftuara të hyjnë tani në seli pasi do të priten nga kryetari Basha në zyrën e tij. Mediat të vijnë me kamerat live”, thuhet në njoftim.

Por ndërkohë e rrethuar me shirit të verdhë, godina e PD-së konsiderohet skenë krimi nga policia e cila thotë se është duke mbledhur provat. Kjo ka mërzitur Gazment Bardhin, i cili në një moment i ka konsideruar si vegël e Ramës. Ai madje ka debatuar me drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj pasi ai ka ngulmuar të lejojë median të futet brenda godinës, ndërsa Imeraj ka refuzuar por ka kërkuar nga ai dhe të tjerët që të nisin të japin deklarimet e tyre lidhur me protestën e dhunshme që u zhvillua në selinë blu.

Duke qenë se selia është kthyer në një skemë krimi, Prokuroria ka marrë serverin e kamerave të Partisë Demokratike për të hetuar të gjitha pamjet që kanë fokusuar pamjet nga protesta e sotme.

Ora 15:35
Protesta e Berishës, Braçe-Bardhit: Mos bëj propagandë, po ndërhyn në një skenë krimi! Prokurorët i ke aty dhe krimet janë në prova

1610130642_Screenshot1.jpg

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar për protestën e zhvilluar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha për të marrë selinë e PD. Braçe shprehet se se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka ndërhyrë në një skenë krimi ku prokuroria dhe policia nuk ka mbaruar punë akoma. Më tej, Braçe deklaron se Bardhi do që t’i tregojë gazetarëve se krimin e ka kryer Berisha në shtëpinë e demokratëve ndërsa shton se krimet nuk janë propagandë, por krimet janë në prova dhe prokurorët i ka aty.

“Këta dhe ligji janë dy gjëra të papërputhshme. Sekretari i Përgjithshëm ndërhyn në një skenë krimi. Ky dhe gjithkush duhet të kuptojë se krimet nuk janë propagandë, krimet janë në prova, ju tregohen prokurorëve dhe prokurorët i ka aty. Minimi i ligjit nga kushdo është krim.”-shkruan Braçe në rrjete sociale.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alban: 08/01/2022 19:08

    Ky spurdhiaku gaz bardhi me shok thane qe nuk do kerkojne ndihmen e policise ,tani çme rri si lasko mbas policise

    Përgjigju
  • Ehhuuu: 08/01/2022 17:25

    Pse nuk doli kur po futeshin ata te tjeret brenda ne pd ta ruante po therriste policine. Tani qe eshte policia aty ben si i fort

    Përgjigju
  • Sifi: 08/01/2022 16:51

    Po cfare merreni me Gazmenda Bardhin kur ky eshte mrojtesi krimit kunder Xhuvanit ne Elbasan.Dhe sot pa piken e turpit akuzon pilicine si vegel e Rames ,kur ajo i shpetoi jeten atij dhe te tjereve tallagjore te PD.Sot policia eshte e shtetit dhe jo e partive dhe veproi ne baze te ligjit.Tani rradhen per shkaterruesit e godines se Shqypit e kane prokuroria dhe gjykata

    Përgjigju
  • Ardit: 08/01/2022 15:22

    O pederast fillo te zgjerosh by...n se do ta cajne sumen te gjithe demokratet qe keni plagosur sot.

    Përgjigju
    • kafazin se zogu flturoj: 08/01/2022 16:37

      merrni dhe briske me vete se ju duhen o analfabet

  • Endri: 08/01/2022 15:17

    Fakti qe SB eshte sot gogoli i merituar (personalisht mezi pres ta shoh pranga ne duar ate, gruan dhe dy femijet), nuk na ben te harrojme se Lyli eshte nje mashtrues ordiner dhe hajdut i eger. Ndersa Gaz Bardhi eshte gjetja me e gabuar per PD-ne. Njeri i paskrupullt, pa pike vizioni dhe mbi te gjitha subjekt per policine per ngjarjen ne Elbasan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?