Basha flet për zgjedhje të parakohshme pas takimit me delegocionin e KiE: Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve të BE

4 Shkurt 2020, 19:18| Përditesimi: 4 Shkurt 2020, 19:23

  • Share

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur në takim delegacionin e KiE. Pas takimit Basha u shpreh se rruga e daljes nga kriza kalon nga garantimi i votës që qytetarët të zgjidhin sa më shpejt qeverinë vendore dhe lokale sa më shpejt, duke vënë sërish theksin tek zgjedhjet e parakohshme.

Basha u shpreh se se Shqipëria e ka jetike mbështetjen nga partnerët dhe miqtë në një kohë që ndodhet në një krizë të thellë pasi krimi e korrupsioni të lidhura me politikën po gryejnë themelet e shoqërisë.

"Gjatë takimit me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape, Sekretarin e Përgjithshëm Andreas Kiefer, Presidenten e Dhomës së Rajoneve znj. Ms Gunn Marit HELGESEN, Presidentin e Dhomës së Autoriteteve lokale z. Xavier CADORET, dhe delegacionin që i shoqëronte, ju shpreha mirënjohjen për vëmendjen që ky institucion ka treguar përherë ndaj vendit tonë.

Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë.

Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt", shkruan Basha.

Postimi i plote i Lulzim Bashes

Më herët kreu i opozitës u takua me presidentin e PE David Sassoli si dhe ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Komento

Komente

  • Haha: 04/02/2020 23:19

    Vdiq per kreminister karabushi Lulush do behesh do behesh o derdimen kur te na ngrehet be

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?