Basha është kryetari por për anëtarin e kryesisë së PD, Berisha i ka treguar rezultatet: Tani është radha e Lulit

28 Janar 2021, 19:57| Përditesimi: 28 Janar 2021, 20:00

  • Share

Sali Berisha është sërish në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit dhe për anëtarin e kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli prania e Berishës në parti është e rëndësishme dhe nuk mendon se ai duhet të largohet.

“Berisha nuk mund të tërhiqet nga politika. Ai është 100% politik. Nuk ka një njeri që e njeh Berishën apo e ka parë në televizor dhe nuk e kupton që ai është një qenie 100% politike. Edhe brenda, edhe jashtë parlamentit, Sali Berisha prodhon më shumë se një parti politike. Është në nderin e një force politike që ikonat e veta t’i mbajë gjithmonë pranë. Nuk shoh problem. Përkundrazi, është garanci e seriozitetit në momente të caktuara. Është shumë herë më i prirur të interpretojë opozitarizmin”, tha Kadilli në Top Tolk

Kadilli bën dallimin midis kryetarit aktual, Lulzim Bashës dhe ish-kryetarit, Sali Berisha ku tha se “Basha është më racional, nuk është emocional. Berisha i ka treguar rezultatet e tij. Basha ka radhën të matet me rezultatet e veta”.

Edhe në sondazhin e dytë të zhvilluar për zgjedhjet e 25 prillit nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin e Piepolit në Itali, 88 % e demokratëve janë pro kandidimit të Sali Berishës në këto zgjedhje duke mbetur besnik të tij, edhe pse Lulzim Basha është prej vitesh kryetari i PD-së.

Komento

Komente

  • O tej: 28/01/2021 22:33

    Basha ka per te mare ate te Noc Rrokut.

    Përgjigju
  • Darvin dhe bAsha...por edhe Kadilli: 28/01/2021 20:11

    Ka radhen te matet me rezultat e veta Basha??!!! Akomaaaaa. pas humbj e humbjeve.... o zot kaq e ka te veshtire qe shterpa parti te mbetet me bare per lidership?? Atehere me mire te zhduket. Teoria darviniane do bej te sajat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?