Mirela Karabina

Basha firmos emërimin e parë pas rikthimit në krye të PD-së: Ja kush do të jetë zëdhënësja e partisë

31 Korrik 2023, 11:57| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 12:15

  • Share

Mirela Karabina tyashmë do të jetë zëdhënësja e re e Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Karabina falenderon Bashën dhe Alibeajn për pozicionin e saj të ri.

“Një falenderim pë Kryetarin e Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, pēr Z. Enkelejd  Alibeaj dhe’Anëtarët e Kryesisë së PD-së pēr vlerësimin dhe besimin që më dhanë si Zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë.

Në rrugëtimin tim profesional nē fushën më të bukur dhe një nga shtyllat e shoqërisë, edukimin e të rinjve, karakterizohem nga pergjegjshmēria e lartë për ta kryer sa më mirē këtë mision.

Në rrugëtimin politik po ashtu, me dëshirë dhe vullnet të plotë kam dhëne dhe do të jap kontributin tim për një Parti Demokratike që i shērben interesave të qytetarëve, për një Shqipēri tē mirë e të bukur për veten time, familjen dhe gjithë shoqërinē.

Kur je e vërtetë dhe i bën me zemër, çdo  mundēsi kthehet në realitet.”- tha Mirela Karabina.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?