Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili vijojnë ende mbledhjen në selinë blu me Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe Shpëtim Idrizin.
Mbledhja ka nisur që në orën 19:00 dhe vijon prej më shumë se dy orësh, ndërsa konsultat e gjatë mes tyre për reformën zgjedhore kanë lënë në pritje ambasadorët.
Rinisja e takimit në rezidencën amerikane mes palëve politike dhe 3 ambasadorëve, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman ishte parashikuar të fillonte në orën 20:30, por të vetmit që kanë mbërritur janë Rudina Hajdari e Damian Gjiknuri.
Lajmi kryesor:
'Zgjedhorja', Yuri Kim i lë përgjegjësinë PD: Kemi arritur një marrëveshje shumë të mirë! Topi në fushën e mikut tim Luli Basha, të mos mbajë peng integrimin
//ReportTv.al