Kreshnik Spahiu dhe Lulzim Basha

Politikë

'Basha e ka humbur njëherë virgjërinë politike', Spahiu: Nëse humbet më 26 Prill, shanset janë që t’i thotë 'Po' Ramës

15 Prill 2021, 22:03| Përditesimi: 15 Prill 2021, 22:05

  • Share

Teksa ka komentuar ftesën për bashkëpunim që kryeministri Edi Rama i ka bërë së fundmi kreut të PD Lulzim Basha, analisti Kreshnik Spahiu thotë se përderisa e bëri një herë Rama mund ta bëjë serish. Sipas tij kjo nuk është krejt e pamundur.

"E para është dhe diversion por dhe real, se ndoshta si kap 71 mandate, tani ose me Doshin ose Monikën ose Bashën do e bëjë qeverinë ai. E para jep mesazh shqiptarëve që vetëm me Vashën do bëj koalicion, dhe u jep mesazh votuesve të LSI që s’kanë shans, se në opozitë do rrinë edhe 4 vjet të tjera dhe nëse humbet i thotë Bashës shansi që ai mos të humbasë partinë është të futet në qeverisje.

Se Basha s’mund të mbajë 12 vjet në humbe partinë. Elektorati i djathtë është më i varfër se i majti, ka qenë rrugëve , protesta etj, por nëse me 26 prill PD humbet, dhe pyesim se nëse doni ta ndani qeverisjen thonë po, e vë bast publik, dhe këtë e kam informacion nga terreni.

A do ndodhë apo jo , se dimë, arsyeja kryesore është diversioni, se ftesa reale është për Berishën se po nuk tha ai po, s’bëhet. Këta sa më shumë thonë jo unë them për Po. Basha e ka humbur njëherë virgjërinë politike, kështu që nuk befasohem, çdo që që ka pështyrë e ka lëpirë", ka thënë Spahiu në "Open".

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?