Basha:Dredharak e manipulator!
Rama:Je fallso,prano vogëlsinë!

16 Nëntor 2017, 10:30| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë përplasur edhe këtë të enjte në seancën plenare. Me tone të ashpra po zhvillohet debati mes liderëve të dy partive kryesore në vend, ku gjithçka nisi me Bashën, i cili citoi Papa Franceskun, duke e quajtur Ramën dredharak e dërdëllitës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, i i tha Bashës se e njeh më mirë veprën e Papa Franceskut, duke i cituar një tjetër shprehje të tij "Nuk rritesh dot nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde”.

"Sot është dita për t'ia kujtuar Edi Ramës paralajmërimin e Papa Franeskut për politikanët e verbuar nga etja për pushtet dhe para, të cilat siç thotë ai i arrijnë duke shkelur mbi njerëzit, jetën dhe dinjitetin e tyre". Kështu e nisi fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD, Lulzim Basha, në seancën ku do diskutohet dhe miratohet në parim projektbuxheti për vitin e ardhshëm.

"Na ishte një kohë kur Rama s’linte fjalim pa nisur e mbaruar me citime të Papa Franceskut, ishte koha kur donte t’i mbushte mendjen botës, vetes dhe juve se ecte në rrugën e Zotit. Por edhe kjo ishte fasadë, e harroi shpejt dhe vazhdoi rrugën me Rroshin dhe Tahirin", vijoi Basha.   

"Pak javë më parë, Papa Françesku duke folur përpara anëtarëve të komisionit antimafia në parlamentin italian, kundër tundimit të oportunizimit, të cilat bëhen të rrezikshme nga refuzimi i politikavë për të folur për to, Papa iu drejtua politikanëve, kur mjaftohesh me veten tënde është e thejshtë të biesh në vetëkënaqësi...kjo është shenja e politikës perverse e cila është e lidhur me interesat e pakicës dhe ngrihet me marrëveshje të errëta, kështu zëvendësohet e vërteta me gënjeshtrën, ndërsa përgjegjësia publike kthehet në mjet përfitimi. Papa ka folur si të kishte para Ramën dredharak dhe manipulator, përherë duke u përpjekur ta shesë të keqen e tij, përherë duke folur dhe asnjëherë duke dëgjuar", tha Basha. 

Kryetari demokrat iu referua vizitës së Ramës në Bulqizë fundjavën e kaluar, duke i kujtuar reportazhin "Le Iene" për fëmijët të cilët punojnë për të nxjerrë krom me të cilin sigurojnë mbijetesën. 

"Pak ditë më parë na u shfaq në shtëpinë e një familje të thjeshtë të Bulqizës, me arrogancë gënjeu para shqiptarëve duke fshehur dhe fshirë vuajtjet e fëmijëve të Bulqizës të cilët mjerimi i ka kthyer në skllevër të kromit për të siguruar bukën e përditshme. Sajesë të kazaneve të italisë e quajti këtë vuajtje të fëmijëve të Bulqizës. A ka dramë më të madhe se kur një gazetare e huaj i kërkon të bëjë diçka për fëmijët e vendit të tij? Ky e quajti kazan. 

Atë ditë një qytetar i Bulqizës më shkruajti se Edi Rama dhe karriget i kishte marrë nga Tirana. Merr me vete karriget, kamerat, figurantët, të gjitha të kuruara me kujdes nga regjia qendrore e mashtrimit të qytetarëvëe. Në Bulqizë nuk pa parë varfërinë, shtëpitë e rrënuara, nuk pa fëmijët që punojnë si skllevër. Nuk ka shprehje më të qartë të kësaj shkëputje totale nga realiteti i rrënuar i vendit se buxheti 2018. Nuk ka asnjë piolitikë kundër varfërisë, për zhvillimin ekonomik, për infrastrukturën, nuk ka asgjë, nuk ka asnjë shpresë, është i ndërtuar vetëm me një qëllim sigurinë dhe pasurinë e krimit dhe klientëve të Edi Ramës",
tha Basha. 

Kreu i PD e cilësoi sërish buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm si mekanizëm për pastrimin e parave të krimit. Basha bëri pjesë të akuzave edhe Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit për të cilin tha se tentoi të marrë me koncesion pagesën e TVSH-së.

"Tre propozime ka buxheti, të treja në shërbim të krimit dhe klientëve, detyrimi i ccdo biznesi të vogël për të lëshuar fgaturë me GTVSH, është një masë që nuk do sjellë asnjë përfitim buxhetor, përkudnrazi do rrisë koston për biznesin e vogël. Eshtë një politikë që do dëmtojë mirëqenien e njerëzve, prandaj është kundërshtuar nga FMN, BB, ekonomistët dhe ejkspertët, sipërmarrësit e vegjël dhe vetë qytetarët. Olsi Rama ka dy vjet që kërkon të marrë me koncesion pagesën e TVSH, Rama për pak e bëri këtë koncesion, por ishte FMN, ndaj ka bërë dredhinë duke futur në skemën e TVSH 200 mijë biznese. Për pasurimin e tij dhe të klientëve të tij Rama po dënon me qindra e mijëra familje shqiptare. Mjerimi u takon fëmijëve të Bulqizës ndërsa për vëllain e kryeministrit përgatiten koncesione. Olsi Rama la Amerikën dhe erdhi sapo i vëllai u bë kryeministër. Masa e dytë e rëndësishme e buxhetit është heqja e tatimit mbi ndërtimin, fitimin dhe ulja e TVSH në 6% për të gjitha hotelet luksoze. Ky buxhet synon pastrimin e parave të drogës, dukeprivatizuar spitalet, shkollat, rrugët dhe çdo infrastrukturë që do t'i vijë në mendje Edi Ramës", tha Basha. 

Rama: Unë nuk mundem veçse të buzëqesh, duke replikuar për sharjet, fyerjet dhe shpifjet që sapo më adresoi shumë i dashuri Lul. Meqë e nise me Papa Franceskun edhe unë po e vazhdoj me të, që thotë “Flisni vetëm për mëkate e skandale, sepse iu intereson zhurma që bënë një pemë që bie dhe jo pylli që rritet”. T’i hysh gjithë atyre që u  thanë është njëlloj si t’i hysh detit me këmbë. Jemi një vend që është më i bukuri, turistik në të gjithë kilometrat katror të tij, me dy dete, me erëra që fryn, me diellin që lind e perëndon më bukur se kudo dhe sot jemi i vetmi vend në Mesdhe që nuk kemi një hotel me pesë yje. Jo yje që kanë emrin e pronarit dhe një palasë nga pas. Ne do ndërtojmë hotele me pesë yje në Shqipëri dhe për këtë nuk kemi bërë asnjë shpikje, por kemi adoptuar legjislacion të ngjashëm me atë të vendeve si Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, etj. Po marr Malin e Zi që në këtë aspekt na ka lënë targën e nuk ia shohim më. Si do u bëka ky pastrim i madh parash, kur paketa është shumë e qartë. Kemi kërkesën e parë, quhet Avi Ponari, votues dhe sponsor i PD, kërkon të ndërtojë hotel me pesë yje në Valbonë. Po investon të ardhurat e tij legjitime. Ndryshimi i madh mes meje dhe Bashës është ky, unë nuk i ndaj shqiptarët në tanët dhe të atyre dhe kurrë nuk i fusë njerëzit në një thes. Po e mbyll me Papa Franceskun “Nuk rritesh dot nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde”. Problemi yt është se në përpjekjen për tu bërë një kopje e të madhit, që s’na ka ardhur ende, je një kopje e pagëlltitshme e Lulit e vockël.

Basha: Vjen këtu e dërdëllit me batuta, për njerëz që ti vetë i etiketon si votues e financues të kësaj e asaj partie. Unë nuk i ndaj njerëzit në demokratë e socialistë, por në njerëz të lidhur me krimin dhe të ndershëm. Në demokratë e socialistë të ndershëm dhe një grusht horrash, kryesisht në partinë tënde, që i ke mbledhur ti shndërrimin e këtij vendi në lavatrice të krimit. Jemi vend kryesor për pastrimin e parave të drogës. Ti nuk e pe drogën asnjë ditë, katër vite me radhë, as gomonet, as radarët e fikur, as avionët, as ministrin. U bëre gazi i botës dhe një mëngjes u cove e the ‘e mposhtëm drogën’, duke u bërë qesharak. Po gabohesh nëse mendon se jam këtu për t’u marrë me ty. Nuk më intereson dhe s’më ka interesuar kurrë personi yt. Është detyra ime të paralajmëron ndonjë njeri që ka mbetur këtu i ndërgjegjshëm të mos e ngrejë kartonin për të varfëri të shqiptarëve. Ka hotele me pesë yje, ti dhe ministrat e tu i njihni shumë mirë. Do t’i vëmë kufirin te thana krimit e drogës.

Rama: Në letrën e tij Presidenti thotë “Ne duam drejtësi, jo gjueti shtrigash në Shqipëri”. Këtë të fundit nuk do ta shpjegojmë sot se është dita e tolerancës. Papën e solle ti Lul, dhe unë duke qenë se e njoh veprën e tij më mirë se ti, ta solla këtu. Pranoje vogëlsinë tënde Lul, para se të rritesh. Je fallso, prano vogëlsinë Lul.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?