Basha: Do shkëpusim lidhjet e mafies me shtetin! Rama nuk e ka mendjen te puna, do ta largojmë bashkë me çirakët e tij

25 Janar 2021, 11:34| Përditesimi: 25 Janar 2021, 16:14

  • Share

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar me kritika për qeverinë e Ramës, sipas së cilit është i lidhur me krimin. Ai premton se me ardhjen e tij në pushtet qeveria do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit.

Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe çirakët e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, tha Basha.

Për Bashën, 25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit të kësaj qeverie.

“Kur çirakut të kryeministrit i del emri në përgjimet e mafies italiane, kur tokat e kryeqytetit jepen ryshfet sepse çiraku i Ramës ka “lidhjet e duhura”, kur faktet për lidhjen e ministrave Tahiri dhe Xhafa me krimin apo të Erion Veliaj me mafien bëhen publike është e qartë se si që drejton kupolën është Edi Rama. Ky është kryeministri i shqiptarëve dhe miqtë e tij të lidhur me botën e krimit dhe mafies. Kryeministri i shqiptarëve nuk mund të jetë peng i mafies. Kryeministri i Shqipërisë duhet të punojë për shqiptarët e ndershëm! Ka vetëm një mënyrë që të çlirohemi nga organizata kriminale që drejton vendin. Më 25 prill është ora e ndëshkimit. Bashkë do t’i çojmë banditët aty ku e kanë vendin”, përfundon Basha mesazhin e tij.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?