Basha: Do dyfishojmë pensionet për 650 mijë pensionistë! Dyfishojmë menjëherë asistencën për familjet në nevojë

8 Shkurt 2021, 09:54
  • Share

1612774076_Screenshot4.jpg

Një prej pikave të parashikuara në planin e Mirëqënies Sociale të PD-së, parashikohet rrite e pensioneve për 650 mijë pensionistë. Lulzim Basha tha se nëse fiton në zgjedhjet e ardhshme do të dyfishojë menjëherë asistencën ekonomike për familjet në nevojë.

"Unë angazhohem për rritjen e pensioneve për 650 000 pensionistët shqiptarë, dy herë më shumë se  norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit! Ne nuk do t’i braktisim kurrë pensionistët tanë, që i dhanë kaq shumë vendit tonë të mrekullueshëm dhe familjeve tona. Angazhohem të dyfishojmë menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Nën qeverisjen tonë, askush nuk do të braktiset, shpërfillet dhe nëpërkëmbet" - tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha prezanton programin për mirëqenien sociale: Persona me aftësi të kufizuar pjesë e qeverisë! Rrisim pensionet 5%! Dyfishojmë asistencën ekonomike (VIDEO)


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?