Politikë

Basha dhe Rama akuza në Kuvend, Vasili kundër: Boll me tango politike, këta të dy të bëjnë muhabet sa të duan! Hapni diskutimet

28 Tetor 2021, 11:43| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 12:08

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha 'zaptuan' foltoren e Kuvendit ditën e sotme, duke mos lënë akuza pa hedhur në drejtim të njëri-tjetrit. Por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer deputetit të LSI, Petrit Vasilit, i cili e konsideroi 'tango politike', duke kërkuar që të hapet foltorja për diskutime. Sipas Vasilit, Basha dhe Rama mund të bëjnë muhabet sa të duan, por jo duke zënë foltoren e Kuvendit. Vasili tregoi edhe njëherë hapur faktin se mes PD dhe LSI, marrëdhënia tashmë është prishur njëherë e mirë.

"Kjo sallë do funksionojë me rregullat që kemi vendosur këtu, apo është pronë e çdo tangoje politika e që ka kohë të tjera për t'u bërë. Pas fjalës së kryeministri deklaruat se interpelanca mbyllet. Hapni diskutimet ça të doni, lërini të bëjnë muhabet sa të duan, por të paktën formalisht bëjeni këtë sallë të funksionojë. Nuk është pronarë i Kuvendit kryeministri.  Ku të vemi ta kërkojmë fjalën, te shkallët e Kuvendit. Mbylleni këtë debat dhe hapni diskutimet, boll këtë rrumpallë parlamentare që është pa rregull e asgjë", tha Vasili.


Lajmi kryesor:

Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?