Basha zbulon 'planin': Rama planifikon dorëheqjen e Milva Ikonomit, për ta caktuar në Bashkinë e Durrësit (VIDEO)

14 Tetor 2020, 13:45| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 15:06

  • Share

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka denoncuar planin sipas tij të Ramës për të vendosur Milva Konomin në krye të Bashkisë së Durrësit, për një aferë korruptive miliona eurosh.

"I kemi parë këto premtime të përsëritura prej 8 vitesh dhe e kemi parë edhe përgjigjjen që ka marrë. Janë premtime të bëra që në 2013, që po i bën prapë në 2020. Premtimi për heqjen e akcizës është që në 2013.  

Sot premtoi që gomari flulturon, i vetmi gomar që fluturon me paratë e oligarkëve dhe nuk ndihmon njerëzit dihet se kush është. Shqiptarët nuk i besojnë.
Çfarë masash ke marrë sot për premtimin që i ke dhënë që në mars për infermierët. Premtimet para zgjedhjeve nuk ia beson as familja e vetë, nuk ka shqiptar që t'ia besojë. Një njeri që ka thyer çdo premtim meriton vetëm tallje dhe përbuzje. Shqetësimi im është për shqiptarët që kanë humbur vendin e punës.

Në kohën e pandemisë vidhte para me tendera sekretë edhe në kohën e tërmetit vidhte para.

Kur e gjithë bota donte që të na ndihmonte, ky e kishte mendjen të bënte afera.

Rama e ka mendjen të bëjë afera. Për incineratorët po bëhet gati që ta shkarkojë për herë të pestë apo të 6 kryetaren e Bashkisë së Durrësit, se nuk pranon zonja që nuk ia dimë emrin se i ndërrojnë më shpesh se shefja e kadastrës së Vlorës. Nuk pranon që të firmosë një aferë qindra milionëshe për të çuar lekë tek incineratori i Tiranës dhe po bëjnë gati Milva Ikonomin që të japë dorëheqjen si deputete dhe të komandohet atje që të firmosë shkresën dhe të vjedhin paratë prapë me incineratorët. Këtu e ka mendjen ai, nuk e ka mendjen diku tjetër. Ky është plani. A do ta ndryshojë pas denoncimit që i bëra unë, mbetet për t'u parë. Plani është që Milva Ikonomi të dorëhiqet, të komandohet nënkryetare, të ikë kjo nënkryetarja e 3 a e 4 dhe të firmosë shkresën për të çuar të paktën 100 milionë incineratorëve. Gjithçka e Edi Ramës është e lidhur me paratë, për t'ia marrë qytetarëve dhe për t'ia çuar oligarkëve, në veçanti afera e tmerrshme e incineratorëve të plehrave", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha: Rama planifikon caktimin e Milva Ikonomit në Bashkinë e Durrësit për të nënshkruar koncesionin që do të 5-fishonte eurot për inceneratorët (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?