Lulzim Basha

Basha: Dëmi në buxhetin e shtetit gjatë qeverisjes së Ramës, 6.2 mld euro

2 Mars 2021, 08:54| Përditesimi: 2 Mars 2021, 09:23

  • Share

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Këtë herë kreu i opozitës është ndalur te dëmi në buxhetin e shtetit gjatë qeverisjes së Ramës, ku shton se sipas tij ka qenë 6.2 miliardë euro teksa i referohet KLSH, e cila thotë se humbja më e madhe u shkaktua nga PPP.

“100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cili ka qenë dëmi në buxhetin e shtetit gjatë qeverisjes së Ramës? Përgjigjja: Dëmi ka qenë 6.2 miliardë euro”, shkruan Basha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?