Basha del në foltore, por harron
nenin, plas gallata në Kuvend/ VD

15 Janar 2018, 19:02| Përditesimi:

  • Share
Përveç tensioneve në Kuvend në seancën e sotme nuk kanë munguar edhe të qeshurat. Kreu i PD, Lulzim Basha teksa po i kërkonte Ruçit që të fuste në kalendar amendamentet për rishikimin e Kushtetutës harroi nenin përkatës.

Deputetët e shumicës nga salla i kërkuan që të lexonte nenin, por Basha nuk e mbante mend nenin 77/A për shqyrtimin e nismave ligjore për rishikimin e Kushtetutës duke shkaktuar të qeshura nga kryeministri Rama dhe shumica.

Lideri demokrat iu rikthye duke i cilësuar si mjeranë, ndërsa i paralajmëroi se do i marrë përpara cunami. “O mjeranë, mos u gajasni, o ushtar të krimit, merreni se e keni përpara, o atentatorë, bëni përpjekje për të rikthyer Kushtetutën, pasi rrugë tjetër nuk ka, do u marrë përpara cunami” tha Basha.

d.b/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?