Një ditë para protestës, Basha mesazh demokratëve: Rrini larg! Nesër Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë! Dhuna, streha e tij e fundit

7 Janar 2022, 17:30| Përditesimi: 7 Janar 2022, 21:39

  • Share

TIRANË- Një ditë përpara protestës së 8 janarit, Lulzim Basha i është drejtuar të gjithë demokratëve që të qëndrojnë larg, pasi Sali Berisha ka mobilizuar trafikatë e kriminelë për dhunë. Kreu i PD theksoi se i ka mbyllur çdo derë për negociata ish-kryeministri Berisha pasi është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së. Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron.  Ai kërkon t'i përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna eshte streha e tij e fundit. Nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë. Jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundështimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që sherbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj. Kjo është e ardhmja që demokratët kanë zgjedhur, kjo do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike", tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se personat e shpallur ‘non grata’ nga SHBA s'mund të jenë në postet drejtuese të kësaj partie. Ndër të tjera Basha tha se ka një betejë të vetme, atë me regjimin e Edi Ramës.

“I kemi hequr çdo alibi Ramës për të vazhduar qeverisjen me mashtrime dhe batuta të dala boje. Do vazhdojmë, dhe do t’i japim fund regjimit të tij. Lëvizjet e Berishës që nga shtatori kur e përjashtova nga grupi parlamentar, i kanë dhënë oksigjen Edi Ramës për hallin e tij që nuk e ka nga ne dhe nuk ja zgjidhim dot. Për protestën e thirrur kundër demoratëve dhe SHBA, ka një pikë ku boll, është boll.”-tha Basha.

Sot ish-kryeministri Sali Berisha tha se protesta do të jetë paqësore, por paralajmëroi punonjësit e selisë blu “të mos tremben” pasi qëllimi i protestuesve është hapja e dyerve të blinduara nga Basha. Berisha tha se kjo nuk do të bëhet me dhunë dhe pa armë luftarake, por siç e quajti ai “me mjete teknike paqësore” ndërsa ironizoi edhe kryedemokratin Basha se do e nxjerrin nga zyra e tij me “pekule”. Lidhur me dyert e blinduara, Berisha tha se do ja çojnë me kamion te dera e shtëpisë. Kërcënimin Berisha e ka pasur për mercenarët që sipas tij shoqërojnë Bashën se do të përballen me pasoja të rënda.

Të parët që shkuan në selinë e PD-së, pas afatit që Sali Berisha i kishte vendosur Lulzim Bashës për të liruar zyrën, ishin një grup deputetësh, me në krye Flamur Nokën, të cilët tentuan të hapin çdo derë, por e kanë gjetur atë të mbyllur. Ndërsa një ditë më parë ishte Aldo Bumçi, Gent Strazimiri dhe Ivi Kaso, të cilët u përballën me të njëjtën situatë të pakëndshme. Nesër, më datën 8 Janar, Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare, ndërsa mbështetësit e tij do të mblidhen në selinë e PD-së.

Ora 17:46
Basha i 'mbyll çdo derë' Berishës për negociata: Nuk jam më i hapur për asgjë ndaj Berishës 'Non Grata'

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije se tani më nuk ka asnjë mundësi negociimi me Sali Berishën, për zgjidhjen e krizës.

"Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë,

jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundështimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që sherbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj.

Kjo është e ardhmja që demokratët kanë zgjedhur, kjo do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike", tha Basha.

Ora 17:43
Protesta e Berishës nesër, Basha: Ka mobilizuar trafikantë dhe kriminelë për dhunë! Selia e PD s'mund të merret peng nga ish-zyrtarët e korruptuar

 

Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat se selia e PD është e demokratëve dhe mendimit të lirë. Ai theksoi se kjo seli nuk është e nuk do të jetë një han mesjetar ku mund të hyjnë eksponentë të botës së trafiqeve dhe krimit dhe të merret peng nga ish-zyrtarë të korruptuar të qeverisjeve të PD-së. Për protestën e nesërme të Berishës, Basha tha se ky i fundit ka mobilizuar trafikantë dhe kriminelë për dhunë.

"Selia e PD s'do jetë arenë vetëgjyqësie për interesat e Berishës. Situata është e qartë. Përplasje mendimesh po, liri shprehje po, liri zgjedhjesh dhe garë, po. Përplasje nga ato që ka ndërmend Berisha nuk duhet të ketë. Demokratëve u bëj thirrje të rrijnë larg skenarëve të dhunës dhe destabilizimit të PD. Berisha po ju gënjen dhe po ju manipulon. Kërkon të përdorë demorkatët. Nesër ai ka mobilizuar trafikantë dhe kriminelë për dhunë. "-tha Basha.

Ora 17:33
Basha: Berisha ka mashtruar demokratët me referendumin, po tenton ta kthejë PD-në në një bunker anti-amerikan pasi u shpall 'non grata'

1641573265_basha.JPG

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat një ditë para protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi se PD e ka kthyer në standard që ata që shpallen non grata nuk mund të jenë në pozicionet drejtuese në parti. Basha tha se Berisha i ka mashtruar demokratët me referendumin dhe po tenton të bunkerizojë PD kundër amerikës pasi u shpall non grata..

"I kemi hequr çdo alibi Ramës për të vazhduar qeverisjen me mashtrime dhe batuta të dala boje. Do vazhdojmë, dhe do ti japim fund regjimit të Ramës. Lëvizjet e Berishës që nga shtatori kur e përjashtova, i ka dhënë oksigjen Ramës për halli ne tij që nuk e ka nga ne. Për protestën e thirrur kundër demoratëve dhe SHBA, ka një pikë ku boll është boll. I them demokratëve që kanë dashur një kuvend të jashtëzakonshëm të PD që kryesia e thirri më 18 dhjetor, në reflektim të kërkesave të tyre. Jam përpjekur të gjej zgjidhje me Berishën, por dhe për atë vetë përpjekje që dolën të pasuksesshme. E ndjej si detyrim t'ju them se Berisha ju ka mashtruar me referendumin. Në nisje për të marrë PD dhe për ta bërë bunkier antiamerikan tha se unë kam shkelur statutin. Koha tregoi se kryesia dhe Këshilli Kombëtar, dhe Kuvendi i PD më 18 dhjetor kanë vendosur t'i qëndrojnë qëndrimeve zyrtare të PD për korrupsionin dhe non gratan e SHBA. Berisha ka mashtruar dhe ka dashur t'ju bëjë për budallenj se përse është shpallur non grata. Shpallja non grata po ngrihet si stuhi në Ballkan."-tha Basha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 08/01/2022 01:31

    Kisha kohe qe vuaja nga kapslleku por tani sapo shof kete kokrren e kallepit sikur me liron.

    Përgjigju
  • F-35: 07/01/2022 19:46

    Kur drejtohet ndaj teje, ti e denoncon dhunen. Po kur falangat tua sulmuan me molotov Kryeministrin, Kuvendin, MBr, nuk konsiderohet dhune! Ti je i pafytyre dhe i ndyre sa nuk thuhet!

    Përgjigju
  • Loni: 07/01/2022 19:34

    Hajde histori me mbreter e princesha e me ustallare... Kokat henkshi te degjeneruar qe e lat kete popull injorant pa arsimuar... Te shikojme cdo behet neser me protesta paqesore edhe me dyer me profile metalike...

    Përgjigju
  • Luli: 07/01/2022 18:46

    Ti o zoteri rri se je mesuar po fytyre nuk ke.

    Përgjigju
  • Alb: 07/01/2022 18:28

    Me pas frik dhe nga soji juaj ku ju katandisi rama.

    Përgjigju
  • tironci: 07/01/2022 18:24

    Hap partine jep doreheqjen e mos bej gerr gerr kot se ste do njeri mo ,pushtet sdo vish mo sa te jesh gjalle, keshtu qe muk i duhesh mo asnjerit as ti as gazi jot si pede

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?