Basha dëgjon biznesin dhe vijon premtimet: Do jemi mbështetje dhe jo pengesë për ju  

5 Mars 2020, 18:21| Përditesimi: 5 Mars 2020, 18:22

  • Share

Nën sloganin 'Po të dëgjoj' , kreu u partisë demokratike i është drejtuar sipërmarrësve të një call-center në Shkodër duke vijuar me fushatën e tij të premtimeve kur të vijë në pushtet. Kryedemokrati tha se do të lehtësojë barrierat apo pengesat për biznesin dhe do të bëjë lidhjen e arsimit me tregun. Rritja e pagave ishte një nga premtimet e tjera që Basha bëri gjatë takimit me sipërmarrësit.

'Takim në një sipërmarrje call-center në Shkodër. Plani ekonomik i PD do ta lidhë arsimin me tregun e punës. Sipërmarrja përfshirë bizneset smart dhe inovative do të gëzojnë mbështetje dhe jo pengesa, lehtësim dhe jo ngarkesë. Punësimi dhe rritja e pagave janë prioriteti ynë më i madh', shkruan Basha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?