Basha: Borxhi publik në rritje, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale

8 Korrik 2020, 11:21| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 11:22

  • Share

Rritja e borxhit publike për Partinë Demokratike po i jep ekonomisë shqiptarë një goditje fatale. Sipas kreut të Partisë Demokratike, shkak është ajo që ai e quan Ramavirusi dhe ky borxh po rëndon mbi qytetarët. \

"RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë", shkruan Basha.

Për Bashën shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira.

"Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne", thotë Basha.

Komento

Komente

  • Vlora: 08/07/2020 14:19

    Mos o zot kur futesh ti ne terma ekonomike mos zoti na ruajte

    Përgjigju
  • tani: 08/07/2020 12:25

    CILI VEND I EUROPES ESHTE GODITUR E KA ME TEPER BORXHE PUPLIKE SE SHQIPERIA,GJITHENJE E LLOGARITUR PER 1 MILJON BANOR O BUDALLA ME EMRIN LUL BASHA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?