Basha: Berisha simbol i korrupsionit që po i vjen vërdallë Shqipërisë, 'virozë' që do bëjë ciklin e vet! Më 8 janar tentoi t’i vinte flakën shtëpisë sonë për karrigen e tij

22 Janar 2022, 13:29| Përditesimi: 22 Janar 2022, 13:38

  • Share

Në takimet e tij me demokratët, Lulzim Basha i ka spostuar akuzat më së shumti në drejtim të Sali Berishës sesa Edi Ramës, që e konsideron 'armik të Shqipërisë'. Gjatë takimit me drejtues të njësisë 8 të PD në kryeqytet, Basha e konsideroi Berishën si një 'hije të shkuarës dhe simbol korrupsioni' që po i vjen vërdallë Shqipërisë duke treguar gënjeshtra, vetëm për të justifikuar atë që i ka bërë vendit për 30 vite.

"Shqipërisë po i vijnë vërdallë hije të së shkuarës dhe disa simbole të korrupsionit, duke treguar lloj gënjeshtrash vetëm për të justifikuar atë që i kanë bërë këtij vendi për 30 vite me rashë. Vetëm për të kamufluar shkakun e largimit ët shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. Këto hije të së shkuarës janë bërë një peshë e tepërt për çdo familje shqiptare. Janë lodhur shqiptarët duke dëgjuar të njëjtat mashtrime. Një politikë që i ka lodhur njerëzit, i ka shkatërruar nga nervat, i ka dëshpëruar", tha Basha.

Për Bashën, Berisha është një 'virus' që do të bëjë ciklin e tij e detyrimisht do të ketë dhe pasojat. Duke u kthyer edhe njëherë te protesta e dhunshme e 8 janarit, Basha tha se Berisha ishte gatu t'i vinte flakën selisë së PD-së, vetëm për karrigen.

"Shikoni se çfarë ndodhi në shtëpinë tonë, Sali Berisha filloi një lëvizje të tërë vetëm për hallin e tyre personal, ishte gati t'i vinte zjarrin shtëpisë sonë për hallet e tij personale, vetëm për karrigen. Njerëzit e kanë kuptuar. E keqja do ta bëjë ciklin e vet, si çdo virozë e do ketë dhe pasojat. 8 janari i hapi sytë të gjithëve pse mora atë vendim dhe pse ishte i drejtë", u shpreh kryedemokrati.

Që pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, ai dhe Basha janë tashmë në një luftë të hapur ndaj njëri-tjetrit. Teksa të dy pretendojnë se kanë shkarkuar njëri-tjetrin, Basha dhe Berisha do të garojnë secili me kandidatët e tyre në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars.

Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 22/01/2022 21:48

    Berisha dhe Basha jane si variantet Delta dhe Omicron te Covid-19

    Përgjigju
  • gref: 22/01/2022 15:24

    ik o lul brava se ty ste dhjen njeri, do humbesh si mos me keq prape ne 6 mars edhe do felliqesh fare si njeri

    Përgjigju
    • Gorb: 22/01/2022 20:33

      Do jete loje e piset nga rama..me siguri do ja jape nje dore...

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?