Lulzim Basha, Agron Duka, Dashamir Shehi

Nisma për ndyshimin e Kodit Zgjedhor, Agron Duka e Dashamir Shehi takojne Bashën

30 Gusht 2023, 17:37| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 22:49

  • Share

Shtatori pritet të jetë një muaj i nxehtë për politikën dhe kryedemokrati Lulzim Basha është duke ‘përgatitur terrenin’ duke nisur takime për koordinimin opozitar.

 Basha ka zhvilluar sot një takim informsal me kreun e PAA-së, Agron Dukën dhe atë të LZHK-së Dashamir Shehin. Qëllimi i Bashës është të mbështesë aletatët e vegjël për ndryshimet në sistemin zgjedhor. 

Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije se Duka ka zhvilluar githashtu një takim edhe me Gazment Bardhin, për t'i kërkuar mbështetjen për firma. 

Partitë e vogla deri më tani kanë mbledhur 23 vota nga 28 që kërkohen në total për të propozuar këto ndryshime, ndërsa mësohet se Basha ka shprehur dakordësinë për të mbështetur tezat e partive të vogla.

Kujtojmë 5 parti të vogla opozitare, Nisma Thurje, LZHK, PR, PAA dhe BD, propozuan më 29 qershor platformën me 12 pika për ndryshimin e sistemit zgjedhor me qëllim kryesor listat e hapura në sistem proporcional kombëtar ndryshe nga ai rajonal që kemi aktualisht, si dhe uljen e moshës për personat që kanë të drejtë të votojnë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?