Basha bën autokritik: Duhet të kishim qenë më 'kopilë'

24 Nëntor 2019, 17:40| Përditesimi: 25 Nëntor 2019, 00:17

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa e cilësoi si të drejtë vendimin për të djegur mandatet, tha se PD-ja duhet të ishte treguar më e zgjuar, ose e thënë në një gjuhë më popullore "kopila".

“Vendimet tona kanë qenë të drejta. Ne kemi qenë edhe ta parakohshëm. Maksimumi na akuzoni për këtë, por duhet të kishim qenë më politikanë. Është një fjalë tjetër, por s’e them dot se është e rëndë…. duhet të kishim qenë më vetëshërbyes…më kopilë. E thashë, më falni por ndoshta duhet të kishim pritur që situata të bëhej më keq dhe të thoshim ‘ja ju paralajmëruam’, tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha i del në krah Metës: Ka mbështetjen tonë të plotë për referendumin, ishte një nga 5 pikat e PD-së (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?