Basha: Mbështesim SPAK, që ti japi fund pandëshkueshmërisë! Këtë javë dy kallëzime ndaj Ramës

18 Shkurt, 18:53| Përditesimi: 18 Shkurt, 21:08

  • Share

“Një kulturë e re politike po fillon”, kështu u shpreh Lulzim Basha në Kuvendin Zgjedhor të degës 6 në Tiranë, teksa premtoi se shumë shpejtë do të prezantojnë ofertën politike të PD-së, për të ri-ngritur vendin, ndalur emigrimin dhe për të dalë nga kriza.

‘Mundja e kundërshtarit politik nuk është qëllimi në vetvete, por është pjesë e qëllimit për t'iu ofruar shqiptarëve një politikë ndryshe, një politikë me fytyrë njerëzore. Pra një politikë e ofertës, një politikë e thelbit, e substancës. Shumë shpejt do të prezantojmë përpara jush ofertën tonë politike me ekspertët tanë.’- tha Basha.

Pandëshkueshmëria duhet të marrë fund theksoi gjatë fjalës së tij kryedemokrati Basha, për këtë arsye PD brenda javës, 2 kallëzime do të depozitohen në SPAK, për kryeministrin Edi Rama, njëra për deklaratat e Arben Ahmetaj për inceneratorët dhe tjetra për dosjen McGonigal.

“Asgjë në këtë botë nuk është perfekte, as reforma në drejtësi, as SPAK-u. Angazhimi ynë për një kulturë të re politike fillon me fundin e pandëshkueshmërisë, fillon me barazinë para ligjit. Ky është prioritet politik i Partisë Demokratike, sepse është prioritet jetik për shqiptarët dhe nga kjo buron edhe dhënia pa asnjë kompleks, pa asnjë kusht, pa asnjë rezervim e mbështetjes politike nga PD për SPAK për të kryer deri në fund misionin që është ngarkuar”, tha Basha.

Teksa foli përpara mbështetësve, Basha u ndal edhe tek situata aktuale në Partinë Demokratike që është e ndarë në dy kampe.

“Kemi qenë edhe më shumë në këtë kuvend, por një pjesë humbi durimin, e tjetra busullën për shkak të ngjarjeve politike”, tha Basha.

Basha foli edhe për reformën zgjedhore, që në thelb duhet të ketë listat e hapura, votim e numërim elektronik, barazinë e votës dhe pjesëmarrja e emigrantëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 18/02/2024 23:11

    Do i kete ardhur rradha e dosjes ne SPAK Bashes se filetot e pronave shqiptare me Topallin Liken dhe Shkelzenin i shqyen copa copa! E kane ne kultur te humbin gjurmet e vjedhjeve kolosale duke share dhe kercenuar!

    Përgjigju
  • drejtesia: 18/02/2024 20:43

    Mbeshtete o Lul se si berisha do perfundoshkot nuk eshte moto ndiq parane,si u bere miljarder o faqe berxolle?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?