Politikë

Basha akuzon Qeverinë: I keni vënë vendit një  tabelë 'në shitje'! Pasuritë kombëtare po ju i shfrytëzoni për veten dhe klientët tuaj

7 Tetor 2021, 10:42| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 11:15

  • Share

Nga seanca plenare, kreu i opozitës Lulzim Basha, ceku edhe çështjen e koncesioneve. Ai akuzoi Qeverinë si i ka vënë vendit një tabelë 'në shitje'.

"I keni vendosur vendit një tabelë ku shkruhet 'shitet'. Portet dhe pasuritë e tjera kombëtare po i trajtoni si plaçkë. Po i shfrytëzoni për pasurimin e tyre dhe të klientëve tuaj.

Buxhetin e keni vendosur të gjithin në funksion të PPP-ve, një pjesë të të cilave i keni fshehur në parajsat fiskale. E bëni për të shpërndarë produktin e korrupsionit në fshehtësitë ekzotike. Edhe skandali i Pandora Papers tregoi se problemet që ne kemi me energjinë nuk janë prej krizës por prej korrupsionit. E keni telendisur Shqipërinë në arbitrazhet ndërkombëtare, një bombë me sahat që mund të shpërthejë nga momenti në moment.

Shumica prej jush mund ta ketë harruar sepse keni kohë që e shihni veten në pasqyerën e deformuar të mediave që e ushqeni me korrupsionin tuja. Gati gjysma e familjeve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, dhe 41% e shpenzimeve shkojnë për ushqim. Këto i konfirmon edhe INSTAT  juaj që shpesh është kapur në rrena", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Kuvend, PS e PD bëhen bashkë, votohet me 126 vota Akti Normativ për blerje të 500 mijë vaksinave Pfizer! Debat për krizën, Basha: Vendin e keni nxjerrë në shitje! Rama: Mbeturina të komunizmit


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?