Basha akuzoi se spitalet janë në kolaps/ Rama publikon video nga COVID-3...dhoma me shtretër të lirë

9 Nëntor 2020, 13:31| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 16:50

  • Share

TIRANË- Akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha se spitalet janë në kolaps, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet me anë të një videoje të publikuar në rrjete sociale nga spitali COVID/3

“Lulëzim Basha vazhdon të dizinformojë, përditë e përditë,"spitalet janë në kolaps, shtretërit janë plot, njerëzit dergjen nëpër dysheme, këto pamje janë sot, tani, brenda spitalit COVID/ 3, ku siç e shihni ka shtretër të gatshëm dhe mjekë e infermierë në gatishmëri”- shkruan Kryeministri

Rama thotë se si askund në botë opozita e vendit tonë shpif, akuzon dhe përhap panik duke përbuzur dhimbjet e të prekurve dhe sakrificat e bluzave të bardha

Dhoma te spitali COVID-3

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?