Basha akuzoi Olsin, Rama:
Vëllai im s'është si kunati...

16 Nëntor 2017, 11:17| Përditesimi:

  • Share
Lulzim Basha akuzoi nga foltorja e Kuvendit Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama se tentoi të marrë me koncesion mbledhjen e TVSH-së. 

“Nuk më ka hyrë asnjëherë në hesap një anëtar i familjes së tij, por në momentin që një kryeministër ndryshon ligjin e TVSH-së, vetëm që t’ia japë vëllait, për të cilin hoqi edhe ministrin e Financave, kjo është çështje e çdo shqiptari”, akuzoi Basha. 

Por i menjëhershëm ishte reagimi i kreut të qeverisë i cili tha se vëllai i tij nuk si kunati, duke iu referuar kunatit të kreut demokrat. "Vëllai im është njeri i zakonshëm, jo kunat i famshëm, por unë kurrë, asnjëherë nuk vij me librin e shtëpisë së tjetrit, nuk vij për të bërë lufta me ju si persona, se jeni prindër besoj të mirë, njerëz të mirë, djem e vajza, burra e gra që përpiqeni me tuajën. Këtu nuk është cështje personash, por përkatësie", tha Rama në fjalën e tij.

Rama tha se demokratët kanë keqinterpretuar edhe një letër të drejtuesit të Partive Popullore Europiane, ku thuhet se ai ka kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit. “Presidenti i PPE thotë shumë thjeshtë, ne duam drejtësi, nuk duam gjueti shtrigash”, tha Rama i cili shigjetoi edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi duke thumbuar kreun e PD. "Monika të bën të ndjehesh më i fortë, por nuk të rrit dot, të zvogëlon. Lul, Monika të bën të ndihesh më i forte, por nuk të rrit dot, të zvogëlon, ndaj bëj si të duash, hajde prapë këtu, fillo me sharje e shpifje”, deklaroi kryeministri. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?