Lulzim Basha dhe Edi Rama

Basha përsërit 'refrenin': Rama s'ka asnjë plan të ndihmojë njerëzit! S'mori asnjë masë për t’u përballur me valën e dytë të COVID

10 Nëntor 2020, 08:26| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 15:06

  • Share

Situata e Covid në vendin tonë si duket do të jetë çështja e ditës edhe për sot për kreun demokrat Lulzim Basha i cili e ka nisur mëngjesin duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se nuk ka asnjë plan për të ndihmuar njerëzit.

Basha shkruan se për faj të Ramës, qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID dhe infeksionet po rriten përditë. Këtu shton e akuzon Ramën se nuk mori asnjë masë për t’u përballur me valën e dytë të COVID.

"Siç ka bërë këto 8 vjet, Rama merret vetëm me propagandë. Po të kishte shpenzuar 10% të kohës që kalon në instagram, për të bërë detyrën e kryeministrit, sot nuk do të ishim në këtë gjendje. Ai e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Për faj të tij qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga covid dhe infeksionet po rriten përditë.

Rama nuk ka asnjë plan për të ndihmuar njerëzit. Spitalet, mjekët e infermierët janë të mbingarkuar dhe pacientët dergjen me orë të tëra në ambulanca. Qeveria fsheh shifrat reale të viktimave dhe të të infektuarve. Numri i testimeve është më i ulëti në Europë, njerëzit presin me javë për përgjigjen dhe fatura e barnave dhe trajtimit është e papërballueshme.

Rama gënjen sepse nuk mori asnjë masë për t’u përballur me valën e dytë. Ai gënjen sepse edhe në kohë pandemie i çoi paratë e taksave të shqiptarëve për koncesione dhe tendera të miqve e tij. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve.

Së bashku kemi forcën për ta mposhtur këtë të keqe, dhe për të sjellë shpresën dhe të ardhmen që dëshiron çdo shqiptar", shkruan Basha

Ora 09:23
Basha citon OBSH-në: Rama premtoi shëndetësi falas por gënjeu! Ekonomia në kolaps

Kreu i PD Lulzim Basha si duket sot është zgjuar me shumë energji, pasi ka vijuar sërish sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Edhe këtë herë është ndalur te shëndetësia, duke akuzuar Ramën se ka gënjyer pasi ajo nuk është falas. Sipas tij OBSH raporton se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore

"Rama premtoi shëndetësi falas për shqiptarët. Ai gënjeu. OBSH raporton se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore. Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Shëndetësia dhe ekonomia janë në kolaps.

Së bashku do ta mundim këtë të keqe, do ta shërojmë Shqipërinë dhe do të sjellim shpresën dhe të ardhmen që dëshiron çdo shqiptar", shkruan Basha.

Komento

Komente

  • Si u gedhive Luli , miremengjes !: 10/11/2020 11:44

    Miremengjes Luli ! Rama e ka fajin per pandemine , bashke me ate qe theshte baba me Liken , por qe nuk e thone me (Sorosin) , Likja e thote mdonje here kur eshte i pire ose i “nxehur”,

    Përgjigju
  • Karadakliu: 10/11/2020 10:12

    Po te shplohen rrenjet-rrenate, e verteta mund te fsh ihet per nje kohe,por kurre pergjithmone. Keni sherbyer kunder shqiptareve dhe Kosoves.Per kete nuk ka asnje dyshim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?