Samiti i BE-së në Brdo të Sllovendisë nuk prodhoi asnjë sinjal pozitiv për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por vetëm premtimin prej 30 mld euro investime, e megjithatë Lulzim Basha ka hedhur një Kuvend një akuzë shumë të fortë.
Ai thotë se Rama ka fshehur lajmin se 5 shtete me peshë të Europës kanë deklaruar se nuk do të hapin negociatat me Shqipërinë edhe nëse Bullgaria heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Nisur nga kjo akuzë, Basha thotë se kjo është arsyeja se përse Rama kritikon BE-në, për të fshehur dështimin e tij.
"Nuk e thotë ky, që në Slloveni, të paktën 5 vende anëtare me peshë kanë vendosur që edhe sikur që nesër Bullgaria t’ia heq veton Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat, pas atij raporti sepse nuk kanë në krye një kryeministër dhe një qeveri që ka ardhur përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, por përmes shkrirjes në një të shtetit me partinë si Lukashenko, përmes blerjes së votave me paratë e krimit dhe të korrupsionit që u zhvat ju, nga xhepat tuaj. Ju çon në kufij të mjerimit, pastaj t’ua blej votën, si Lukashenko. Vetëm një rekomandim mjafton për të kujtuar se ku e katandisi vendin në 8 vite në krye, ky na rreh gjoksin si studenti i vonuar i lëvizjes së dhjetorit. Shteti duhet të garantojë lirinë dhe sekretin e votës, njësoj si Lukashenko i Bjellorusisë", tha Basha nw Kuvend.
Basha thotë se në BE-ja është treguar e pasinqertë për faktin se nuk e tregon se përse po i hiqet mundësia e integrimit të vendit.
“Gishti tregohet drejt BE-së, drejt vendeve anëtare, me marrëzi delirante akuzon shtetet anëtare se po tregohen të padrejta. Jo, jo nuk po tregohen të padrejta, por po tregohen të pasinqerta. Këtë ua thash edhe unë në samitin e Partive Popullore. Thojani autokratëve në fytyrë, pse si hapni negociatat. Tregojuni autokratëve të Ballkanit, gangsterëve politikë pse nuk i hapni negociatat, ose pse nuk avanconi në atë rast që i keni hapur. Sepse ju dini gjithçka dhe kjo është e vetmja mënyrë për të rikthyer kredibilitetin e Bashkimit Europian tek qytetarët dhe të qytetarëve tek Bashkimi Europian. Duke qëndruar për vlerat që këta i kanë shkelmuar. Për këtë rezultati dhe pushteti është gjithçka, për ne janë njerëzit”, tha Basha.
Lajmi kryesor:
Kuvend, PS e PD bëhen bashkë, votohet me 126 vota Akti Normativ për blerje të 500 mijë vaksinave Pfizer! Debat për krizën, Basha: Vendin e keni nxjerrë në shitje! Rama: Mbeturina të komunizmit
B.K./ReportTv.al