Politikë

Basha: 113 mln euro për PPP-të, buxheti i shtetit në funksion të klientëve të qeverisë! Qytetarët janë braktisur

15 Nëntor 2021, 11:12| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 11:44

  • Share

Teksa diskutimet në Kuvend sot janë përqendruar në projektbuxhetin e vitit 2022 dhe paketën fiskale, krydemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë se po e vendos buxhetin e shtetit në dorë të klientëve përmes PPP-ve. Basha thekson se 113 milionë euro do të shkojnë për PPP, e ndërsa familjet shqiptare mbeten në harresë, të baktisur nga shteti. Basha foli edhe për krizën energjitike, të cilën ai e quan një krizë korrupsioni nga ana e qeverisë. Sakaq, kryedemokrati tha se Rama nuk ka asnjë lloj plani për familjet shqiptare.

“Javët e shkuara keni ndjekur përfaqësuesit e PD në Komisionet Parlamentare, duke argumentuar kundërshtinë tonë në raport me projektbuxhetin e paraqitur, me atë projekt paketë fiskale të cilat sot diskutohen në këtë sallë, kundërshti që e kemi shprehur në paradhënie, por jo për hatër të kundërshitim. Nuk kemi qenë të vetmit, të qartë dhe të paekuivok, kanë qenë kundërshimet  e sipërmarrjes së vogël, dhomave të tregtisë, tek ato të brenshme apo atyre të huaj. Nuk ka një shoqatë të vetme të sipërmarrjes shqiptare që ta ketë përqafuar ketë buxhet. Më qartë se kushdo tjetër e ka qytetari që sheh përtej fjalëve të mëdha, një spirale të pandalshme, spirale varfërimi dhe largimi që vijon ditë pas dite, javë pas jave, tash 8 vjet. Ndërsa fletët e printuara që ua sjellin deputetëve këtu e u kërkojnë të votojnë, nuk reflektojnë asnjë prej halleve të qytetarëve. 51 për qind është shifra e eurostat që tregon përqindje ne bashkëqytetarëve shqiptarë në rrezik varfërie apo përjashtimi social, dy herë më lartë se mesatarja e Europës. Në traditën më të keqe të kësaj qeverie këmbëngulin të vendosin buxhetin e shtetit në funksion të klientëve të qeverisë përmes PPP-ve. Ndërkohë, për këtë valë të madhe të njerëzve që janë zhytur e zhyten në varfëri këto dy vite dhe 6 të mëparshmet i shtohet atyre që nuk e kanë kërkuar shpëtimin nga mjerimi për largimin nga vendi, Rama nuk ka asnjë plan për ju, kanë bërë të ditur hapjen e thesit për oborrtarët e koncesioneve. Qytetarët mbeten të braktisur sepse asnjë nuk është parashikuar për ta, se po menduan për ta rrezikojnë që viitn e ardhëm të mos japin 113 milionë euro që kanë përcaktuar për klientët e tyre. Për një grusht njerëzisht, 5 ose 6 maksimumi. 113 milionë euro, pesë herë më i lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e pensioneve, 5 herë më shumë të dashur pensionistë, do i marrin oligarkët. 113 milionë euro ose të nderuar familje në nevojë, ju dhjetëra mijë që ju mbajën në skemën e ndihmës ekonomike, e ju të flakur nga kjo skemë, kjo shumë për PPP-të e klientëve, është tre herë më e lartë se fondet vjetore që ndahen për familjet në nevojë. Dorëlëshuar janë edhe me luksin qeveritar. Kur flasin për krizë enegjetike dhe nuk pranojnë që  është krizë korrupsioni, planifikojnë të shpenzojnë 51,2 milionë euro për mobilime, makina, e shpenzime të tjera luksi qeveritar, para që duhet të ishin në duart e familjeve e sipërmarrjes shqiptare, jo në duart e këtyre të stërvitura për t’i çuar në luks nusretësh dhe fluturime çarterash në drejtim të paditur. Këto mjaftojnë për të mbuluar propozimin tonë, për të ulur TVSH-në nga 20 për qind në 6 për qind për ushqimet e shportës.”-tha Basha në Kuvend.

 


Lajmi kryesor:

Seancë me tensione në Kuvend, përplasja për buxhetin! Rama-Bashës: Asnjë sektor i lënë pas dore o pllakë gramafoni! Kreu i PD: PPP 113 mln €, mos u fshih te dhoma e miellit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?