Lulzim Basha

Basha: 100 mijë shqiptarë të papunë dhe 32 mijë biznese janë mbyllur si shkak i keqqeverisjes

5 Shtator 2020, 18:32| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 18:34

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se 100 mijë shqiptarë kanë humbur punën dhe 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama është shkaktare e krizës ekonomike në vend.

Sipas Bashës kriza e thellë ekonomike nuk zgjidhet me propagandë e shfaqje të lodhura me regji qendrore, por me ndërhyrje emergjente.

Ai ka cituar Bankën Botërore, sipas të cilës 6 në 10 biznese të regjistruara nuk realizuar asnjë fitim pas heqjes së masave bllokues.

Deklarata e plotë:

Të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak se 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit.

6 në 10 biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim pas heqjes së masave bllokuese sipas një studimi të Bankës Botërore, çka paralajmëron të tjera falimentime dhe mbyllje vendesh pune.

Kjo krizë e thellë ekonomike nuk zgjidhet me propagandë e shfaqje të lodhura me regji qendrore, por me ndërhyrje emergjente.

Por këtë nuk mund ta bëjë ai që në 7 vite ka rritur taksat dhe çmimet, dhe paratë e shqiptarëve i ka vjedhur e shpërdoruar me një grusht oligarkësh, përmes PPP-ve, koncesioneve dhe tenderave korruptivë.

Vendi ka nevojë per ndryshim, për frymëmarrje dhe model të ri ekonomik që mund të arrihet vetëm përmes një qeverisje ndryshe.

Me planin tonë ekonomik ne do të ulim taksat, taksa e sheshtë 9%, mbështetja për biznesin e vogël, moratoriumi për inspektoriatet dhe taksidarët dhe masa të tjera, do të çlirojnë biznesin nga ankthi dhe do të krijojnë mundësi për çdo shqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij.

Komento

Komente

  • shalngjiture: 05/09/2020 21:46

    kur te bohesh ti kryeminister, sdo lesh B..Q.. pa futur. Kot nuk behesh krye(k)tari i lgbt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?