Lulzim Basha

Basha: 1 në 3 shqiptarë nuk siguron dot ushqim mjaftueshëm! Numri i rasteve është shtuar, i testimeve ka rënë

17 Tetor 2020, 12:14| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 13:05

  • Share

Kreu i PD Lulzim Basha do të dalë në një konferencë për shtyp me gazetarët, një rutinë tashmë e përditshme e tij, ku përsërit të njëjtat kërkesa.

"Jam para medias për të përsëritur thirrjen që shqiptarët të marrin ndihmën që meritojnë nga taksat që i kanë paguar.

2 krizat janë shëndetësore dhe ekonomike. Kam marrë me qëindra mesazhe këto ditë nga qytetarët të cilët thonë çlodhesh ai ska bërë gjë për 7 vite e sdo bëjë në këto pak muaj. dua tu them qytetarëve sdo lodhem se situata po përkeqësohet çdo ditë. Nuk do lodhem duke përsëritur kërkesën se shteti shqiptar tu kthejë paratë e taksave të tyre, në formën që po marrin qytetarët e vendeve të tjera.

Qindra qytetarë se bëjnë dot testin e  Covid edhe pse kanë nevojë të tjerë skanë mundësi financiare. 1 në 3 shqiptarë nuk siguron dot ushqim të mjaftueshëm. Situata është rënduar tani që e dimë që qindra kryefamiljarë kanë humbur vendin e punës. Bizneset në prag falimentimi. Sdo lodhem së përsërituri që shteti shqiptar të kryejë detyrimin ndaj taksapaguesëve dhe të vërë në lëvizje fondet.

Mbështetje e sistemit shëndetësor, shqipëria me vendin më të ulët në europë. Paratë janë por vidhen në vend që të shkojnë për teste. numri i rasteve është shtuar dhe numri i testimeve ka rënë. Krim. 2. rimbursim për pacientët që trajtohen në shtëpi", tha Basha.

 


Lajmi kryesor:

Akuzat për vilat dhe 'pazari' në Sharrë/ Basha-Veliajt: Gënjeshtar, të hënën dorëzoj padinë e tretë! Meta bën rolin e tij, koncesionet e paligjshme do anulohen e përgjegjësit do shkojnë në burg


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?