Barometri i opinionit për punën e Policisë së Shtetit

1 Dhjetor 2023, 12:25| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 13:32

  • Share

Gjatë periudhës 2018-2020, Instituti AGENDA zhvilloi barometrin e opinionit për punën e Policisë së Shtetit, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA). Barometri ka rifilluar përsëri nga Insituti Agenda me sondazhe periodike të parashikuara në këtë projekt. Sondazhi u realizua nga statisticieni Eduard Zaloshnja, PhD. Gjetjet dhe metodologjia e këtij sondazhi vijojnë më poshtë.

GJETJET E SONDAZHIT

Rreth 75.1% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për operacionet policore "Tempulli" dhe "Sundimi i Ligjit", që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete – 58.7% pozitiv dhe 16.4% anojnë pozitiv (shihni Tabelën 1). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.54 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.

Tabela 1

 Rreth 51.7% e të anketuarve anojnë nga besimi se do të ketë sukses iniciativa për pastrimin e policisë nga efektivët e inkriminuar – 39.8% po dhe 11.9% anojnë nga po (shihni Tabelën 2). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.06 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja.

Tabela 2 

Rreth 69.7% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi – 55.9% pozitiv dhe 13.8% anojnë pozitiv (shihni Tabelën 3). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.43 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 2.8 pikë përqindje (shihni Grafikun 3/a).

Tabela 3

Grafika 3/a 

· Rreth 75.2% e të anketuarve mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë (shihni Tabelën 4). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.54 milionë banorë të rritur gjithsej banojnë në zona me kriminalitet të ulët. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.2 pikë përqindje (shihni Grafikun 4/a).

Tabela 4

Grafiku 4/a

Rreth 77.6% e të anketuarve e ndiejnë praninë e policisë në zonën ku banojnë (shihni Tabelën 5). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.6 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 2.4 pikë përqindje (shihni Grafikun 5/a).

Tabela 5

Grafika 5/a

Rreth 67.4% e të anketuarve anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku banojnë (shihni Tabelën 6). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.38 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1 pikë përqindje (shihni Grafikun 6/a).

Tabela 6

Grafika 6/a

 Rreth 80.3% e të anketuarve ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar (shihni Tabelën 7). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.65 milionë banorë të rritur gjithsej ndihen të sigurt. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.1 pikë përqindje (shihni Grafikun 7/a).

Tabela 7

Grafika 7/a

Rreth 70.4% e të anketuarve anojnë nga mendimi se puna e Policisë Rrugore ka ndikuar për parandalim të shkeljeve të kodit rrugor (shihni Tabelën 8). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.44 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rënie e animit pozitiv me 4.8 pikë përqindje (shihni Grafikun 8/a).

Tabela 8 

Grafika 8/a 

SHËNIME METODOLOGJIKE

·  Pyetësori tip i hartuar në bashkëpunimin e mëparshëm me SCPA u përdor edhe për këtë sondazh të serisë së re të Barometrit të opinionit për punën e Policisë së Shtetit.

· U krijua një faqe e posaçme në internet me motor prodhimi sondazhi elektronik, ku çdo vizitor unik kishte mundësinë ta plotësonte pyetësorin duke klikuar në opsionet e përgjigjeve.

· U dërguan 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit, me një link të faqes së mësipërme.

·  Faqja e anketimit elektronik u mbyll me plotësimin e kampionit prej 1100 të anketuarish.

· Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në rang vendi është plus/minus 3.1%.

·  Kampioni u ripeshua para analizimit të tij, në mënyrë që ta përfaqësonte popullsinë e rritur shqiptare sa më mirë demografikisht, gjeografikisht, dhe politikisht.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 02/12/2023 11:26

    Puna e ministrit Taulant Balla na ka lene pa fjale; padyshim qe eshte fat per Shqiperine!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?